Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Tekstili"

Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Tekstili" (per video kliko mbi link)03tekstili.JPG6

Arrestohen dy shpërndarës të drogërave të forta, njëri prej të cilëve me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore.

Sekuestrohen drogë dhe armë.

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin nr.6, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 03.10.2017, arrestuan shtetasit:

- Xh.K, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksin ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore)

- D.K 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën "Llambi Bonata", ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me xhup.

Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku :

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, ( i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t'iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.K, është gjetur një pistoletë e tipit "Magnum", me kalibër 9 mm.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

- 582 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- pistoletë e llojit "Magnum", e kalibrit 9 mm.

- 3 telefona celularë.

- dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xh.K).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

03tekstili.JPG2

03tekstili.JPG3

03tekstili.JPG4

03tekstili.JPG5

03tekstili

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...