Korçë - Pogradec, Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat.

Korçë - Pogradec, Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat.drejtoria e policise korce

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, njëri prej të cilëve kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij në banesë.

Më datë 02.10.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Korçë e Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

• F.G, 22 vjeç, banues në Korçë.

Sepse shtetasi i mësipërm, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike në banesë ndaj nënës së tij shtetases A.G, 76 vjeçe, banuese në Korçë. Gjithashtu edhe

• E.B, 22 vjeç, banues në Prrenjas.

Sepse shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë konfliktuar fizikisht pas një konflikti të çastit, me shtetasin F.D, 39 vjeç, banues në Pogradec.

Të dy shtetasit e mësipërm, gjatë shoqërimit të tyre në ambjentet e Komisariateve respektive Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme lidhur me këto raste, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga nenet 236/2, 130/a e 90 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...