Devoll, Goditet një tjetër rast i “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

Devoll, Goditet një tjetër rast i “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”. 03DEVOLL

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Sekuestrohen 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, kanë vijuar me punën e tyre për të goditur rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë kuadër më datë 02.10.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

F.U, 20 vjeç, banues në Bilisht.

R.Sh, 19 vjeç, banues në Bilisht,

S.M, 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht,

M.H 28 vjeç, banues në fshatin Poloskë-Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën në flagrancë në Bilisht, duke qarkulluar më automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin F.U, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë brenda në mjet, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

8 doza në mbështjellje alumini, me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjatë verifikimit rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk posedonte leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 291 të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...