Dibër, Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe bën manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, arrestohet në flagrancë.

Dibër, Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe bën manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, arrestohet në flagrancë së bashku me vëllain e tij pasi në d.v.p diberbashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur  Punonjësit e Policisë gjatë  shoqërimit për në polici.

 
Nga Specialistët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

B.S, 25 vjeç, banues në Peshkopi.


Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 237, 236/2, dhe 291 të Kodit Penal, pasi  me datë 02.10.2017 në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas dyshohet  se në mënyrë të vazhdueshme  ka bërë manovra  të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve me mjetin e tij tip “Mitsubishi”,  dhe në këto kushte është bërë shoqërimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër për në ambjentet e Policisë ku gjatë  shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me forcë, si dhe ka goditur punonjësit e policisë.

Shtetasit të lartëpëmendur i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar mbi normën e lejuar dhe konkretisht në masën 0.59mg/l.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është  ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të babait të  shtetasit B.S, ku është bërë arrestimi në flagrancë i vëllait të tij  shtetasit ;

S. S, 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundershtimi i punonjësit të rendit publik" parashikuar nga nenet 237, 236/2 të Kodit Penal, pasi gjatë ushtrimit të kontrollit në ambjentet e lokalit në qytetin e  Peshkopisë  shtetasi S.S , ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur me grushta punonjësin e policisë si dhe ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet e policisë gjatë shoqërimit për në ambjentet e Policisë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...