Lezhë, Kapet një shtetas në kërkim.

Lezhë, Me datë 03.10.2017, nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim: Drejtoria Lezhe 1

- D.M , 49 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë "Deltar" të zhvilluar me datë 20.09.2017 ku u sekuestruan 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas ( drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit) .

Shtetasi D.M.  është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë.

Vepra penale në ngarkim të tij "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni  283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...