Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Tetor 2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.L, vjeç 35 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa 1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe 2 celularë. Neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.R vjeç 31, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Kashar, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Tiranë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit :

I.S 47 vjeç, banues në Vorë (Tiranë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari / Itali me Vendimin Nr.SIEP 35/2016 të datës 14.06.2017 e kanë dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1 , Dekreti 309/1990.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.U dhe E.T, vjeç 30 dhe 34, banues në Tiranë e Shijak, aktualisht vuajnë dënimin në I E V P 313, pasi dyshohet se nga kontrolli në ambientin e qëndrimit, ju bllokua me cilësinë e provës materiale 22 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva”. Nenet 283/2 e 324/a të Kodit Penal

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B vjeç 33, banues në Tiranë, përfaqësues ligjor i nje kompanie private ndertimi i cili vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës, pasi dyshohet se në vitin 2013, me anë të mashtrimit, për blerjen e një apartamenti, i ka marrë nje shume eurosh shtetases S.XH vjeç 45, banuese në Fier. Nenet 180 e 143 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.SH, vjeç 23, banues në Angli, pasi dyshohet se në Kamzë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “BMW” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët Z.C dhe I.D vjeç 31 e 22 të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.M, vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Dëshmorët e 4 Shkurtit”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka goditur mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.S, vjeç 66 banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar pasagjerja S.S, vjeç 54, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta“,u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Magnifika”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 31, banues në fshatin Vaqarr, pasi në rrugën “Konferenca Pezës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në rrugën “Bill Klinton”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar këmbësorin e mitur, D.T vjeç 6, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.G, vjeç 36, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në Kamzë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur S.H, vjeç 13, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në Kamzë, një mjet ka aksidentuar shtetasin A.A, vjeç 70, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Maksimumi i dënimit 20 vjet.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht shtetasi:

H.K 31 vjeç, banues në Durrës.

H.K ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës, Itali me Vendimin Nr.6631/13 R.G.N. R 4497/13 R.G.G.I.P. datë 25.10.2014 ka vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale" Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian.

Shtetasi H.K më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma / Itali.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.N, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2016, me anë të mashtrimit, për ti nxjerrë vizë pune në Gjermani, i ka marrë nje shume eurosh shtetasit S.H, vjeç 28 banues në Hamallaj. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Në vijim të informacionit datë 25.09.2017, që bënë fjalë për aksidentimin e shtetasit M.K më datë 02.10.2017, ndërroi jetë në spital. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në rrugën rurale Sukth -Durrës, një mjet ka aksidentuar shtetasin A.P, vjeç 24, banues në  Sukth, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Devoll

Goditet një tjetër rast i “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Sekuestrohen 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, kanë vijuar me punën e tyre për të goditur rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë kuadër më datë 02.10.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.U 20 vjeç, banues në Bilisht.

R.SH 19 vjeç, banues në Bilisht,

S.M, 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht,

M.J, 28 vjeç, banues në fshatin Poloskë-Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën në flagrancë në Bilisht, duke qarkulluar më automjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin F.U, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë brenda në mjet, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

8 doza në mbështjellje alumini, me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjatë verifikimit rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk posedonte leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 291 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.T vjeç 67 banues në Korçë, (anëtar i një shoqërie transporti) pasi dyshohet se ka falsifikuar disa nga firmat e anëtarëve të tjerë të kësaj shoqërie.Neni 186/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen M.K, vjeç 31, banuese në Tiranë, agjente pranë nje shoqerie private sigurimesh pasi dyshohet se më datë 16.09.2017, ka pajisur me police sigurimi të detyrueshëm për automjetin, shtetasin I.T vjeç 58, banues në Vlorë, por nuk e ka hedhur në sistem. Nenet 135, 143 e 190/3 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.10.2017, në rrugën “Gjergj Araniti ”, një shtetas duke drejtuar një motor, ka aksidentuar shtetasin e mitur ukrainas D.B, vjeç 6, (familje turistike), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në rrugën “Miro Tërbaçe”, shtetasi G.H, vjeç 52, banues në Vlorë, duke drejtuar biçikletën, është rrëzuar në një puset dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.T vjeç 30, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se me cilësinë e provës iu bllokua mjeti tip “Benz” i cili dyshohet të jetë trafikuar në vendin tonë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 02.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim XH.M, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Neni 110/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.SH vjeç 56, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat, pasi dyshohet se ka punësuar pa e regjistruar, pa derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe nuk e ka paguar për një periudhë tre mujore, shtetasin V.G, vjeç 59, banues në fshatin Piraj. Nenet 248, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin G.M, vjeç 30, banues në Lezhë, faturist i OSHEE-së, pasi dyshohet se i ka mbi faturuar konsum të energjisë elektrike, shtetasit S.GJ, vjeç 71, banues në fshatin Patalej. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.N, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën Lezhë-Milot, në lagjen ”Gurra”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Smart” ka aksidentuar këmbësoren B.P, vjeç 71 banuese në Ishull Lezhë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër kapen dhe ndalohen shtetasit në kërkim:

A.L, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka denuar me 7 vite burg me vendim nr 237, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Q.H 40 vjeç, banues në Tiranë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë, nr. 513 datë 20.09.2017, e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284, 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në fshatin Pecaj, në një serë plasmasiu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 18 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.M, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me cilësinë e provës materiale u bllokua motokaro pasi rezulton i vjedhur e i trafikuar. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasiN.Ç vjeç 43, banues në Shkodër, pasi në sheshin “Isa Boletini”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” është përplasur me biçikletën e drejtuar nga i mituri V.Sh, vjeç 12, banues në Shkodër, pa e dëmtuar. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 02.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Y.N vjeç 41, banues në Blliçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 88/1 e 278/4 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë

Seksioni për krimet e rënda

Lushnje

Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 02.10.2017 ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.Z.

Kapet shtetasi i shpallur në kërkim dhe sekuestrohet arma e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në fshatin Pluk, Lushnje, ku shtetasi A.C për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.Z, pas një pune të mirëorganizuar dhe kërkimi të pandërprë nga efektivët e Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Lushnje, në fshatin Sopës, Divjakë, është bërë e mundur kapja dhe arretimi në flagrance i shtetasit të shpallur në kërkim policor:

L.D, 33 vjeç, banues në Pluk, Lushnje.

Ky shtetas është autor i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe monicionit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Nenet 84, 274, 278 e 301 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip automatik model 56.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Tiranë

Sajon grabitje me dhunë nga persona të armatosur.

Policia arreston 27 vjeçarin.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan shtetasin :

A.C, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.

Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Kallzim i rremë në organet e policisë", parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, më datë 02.10.2017, u gjet shtetësia në kërkim P.M, vjeç 22 banuese në Tiranë, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia A.K, vjeç 38, banuese në Sauk, pasi në rrugën “Vath Koreshi”, në minimarket, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, u gjet i varur në pemë, një shtetas i seksit mashkull. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune. Punohet për identifikimin e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim R.B vjeç 41, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin K.M, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali E.M, vjeç 37 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.M, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.M, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, në rrugën “Frederik Shiroka”, nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.A vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë e shqetësuar shtetasin M.Ç vjeç 63, banues në Tiranë. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Riza Cuka”, ka goditur me grusht shtetasin F.M vjeç 59, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasinL.A, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Eshref Frashëri”, në lavazh, u konstatua duke vendosur dy konstruksione metalike.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, ish-bashkëshorten, E.M vjeç 39, banuese në Tiranë,të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për shoqërimin e Sokolit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ”Dritan Hoxha”, duke e nxjerrë nga parkimi, mjetin tip “Benz” ka dëmtuar mjetin tip “Benz” të shtetasit I.Ç, vjeç 64 banues në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.L, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Lord Bajron”, nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike, e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 02.10.2017, në rrugën “5 Maji”, shtetases B.SH, vjeç 33 në vazhdim, në banesë i kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në rrugën “Ali Baushi’, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit A.B, vjeç 50. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka goditur me grusht shtetasin E.R, vjeç 14, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes K.B vjeç 31, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.10.2017, shtetasi XH.H, deklaron se e kishte gjetur në banesë shumën e vjedhur, për të cilat kishte denoncuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.10.2017, në rrugën “Tre Dëshmorët”, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases A.Ç, vjeç 28, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një cigare elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.K vjeç 45, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe 2 ora dore. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.RR, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Pavarsia”, nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, në rrugën e “Qelqit”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases M.Z, vjeç 30, ku kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e punohet për kapjen e shtetasit S.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy persona, i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës, shtetases B.D, vjeç 55. Punohet për identifikimin e autorit tjetër dhe kapjen e tyre. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.B, vjeç 43 pasi dyshohet se bashkëshorti A.B, vjeç 46 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.XH, vjeç 46, banues në fshatin Çikallesh, pasi dyshohet se në Çikallesh i ka pushtuar tokën e bashkëfshatarit SH.M, vjeç 70. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.M, vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja, DH.M, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare.”

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Benz” të shtetasit G.N, më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.D vjeç 41 banues në Tiranë, i cili ndodhet i arrestuar në IEVP Durrës, për vjedhje të tjera. Neni 134/2 Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.K, vjeç 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se, i ka gërvishtur mjetin tip “Land Rover”shtetasit A.S, vjeç 45, banues në  Durrës.Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.K, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, ka goditur me grusht, shtetasin A.SH, vjeç 26, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.D, vjeç 15, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17/1, në ambientet e nje lokali ka kanosur me mjete të forta shtetasin V.M vjeç 21, banues në Durrës. Punohet për kapjen e E.D. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 02.10.2017, në fshatin Rubjekë, në banesë, është vet helmuar me fotoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital, shtetasi Q.L, vjeç 64. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.T, vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në Shijak, bashkëjetuesi A.SH, vjeç 55 banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare.”

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.B, vjeç 54 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Labinot Mal, ka pushtuar tokën e shtetasit M.B, vjeç 68, banues në Elbasan. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 66, banues në fshatin Uruçaj, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, në lumin Shkumbin, ka prerë plepa, me pretendimin se e ka pronën e tij. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.B vjeç 45, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, në fshatin Kodovjat, u kap me kamionin tip “Benz” duke transportuar 4 m3 dru zjarri, pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më date 02.10.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi F.G, vjeç 22, banues në Korçë, pasi në banesë,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, A.G,  vjeç 76, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për shoqërim. Nenet 130/a e 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më date 02.10.2017,  në Maliq, një qen stani ka kafshuar shtetasin S.B, vjeç 77 banues në Maliq, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim.

Më date 02.10.2017, gjatë natës, në fshatin Drithas është vjedhur punishtja e porcelanit e shtetasit DH.L, vjeç 28, banues në Korçë, ku kanë marrë një transformator dhe tre elektromotorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.P, vjeç 29, pasi dyshohet se xhaxhai, F.K, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialetu referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 64, banues në fshatin Korit, Maliq, pasi në lagjen nr. 1, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.SH, vjeç 33, banues në Pogradec. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.M,  vjeç 49 banues në fshatin Blacë, i arrestuar më datë 04.09.2017, për veprën penale “Vrasja”, pasi në ambientet e banesës, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë model 56 pa lejen e organeve kompetente. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 22, banues në Përrenjas, Librazhd, pasi në qytet, ka goditur me grusht, shtetasin F.D, vjeç 39 banues në Pogradec, dhe gjatë shoqërimit, ka goditur e kundërshtuar punonjësit e policisë rendit. Nenet 90 e 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.L, vjeç 46, banues në Berat, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, E.L, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Berat

Ushtron dhunë fizike ndaj babait dhe bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 02.10.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.L., 42 vjeç, banues në Berat, pasi në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit L.L, 71 vjeç, dhe bashkëshortes G.L, 35 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.H, vjeç 55, pasi dyshohet se në mënyrë të pa drejtë ka ndërhyrë në jetën private të shtetases M.K, vjeç 36. Neni 121 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.D, vjeç 49 pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur me fjalë vëllanë P.D, vjeç 60. Neni 84 i Kodit Penal.

Informacion paraprak

Berat

Më datë 02.10.2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se:

Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta.

Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit E.D dhe J.H dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.D, vjeç 30, 29 e 30, banues në  Berat, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, N.D ka çuar me mjet, E.D dhe J.H pët të vjedhur ullinj në një parcelë që nuk i dihet pronari. Nenet 134/2, 22 dhe 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për   shtetasin SH.Ç, vjeç 60 banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirimi”,  i ka vjedhur 50 kg. ullinj, shtetasit P.Ç vjeç 74 banues në Lushnjë. Neni 134 i Kodit Penal.

Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në

flagrancë shtetasin:

S.V 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike

ndaj vëllait të tij shtetasit E.V, 30 vjeç, në prezencë të fëmijëve të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për

veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Informacion paraprak

Më datë 02.10.2017, në spital ka vdekur shtetësia S.GJ, vjeç 20 banuese në fshatin Gorre, e cila ka shfaqur të vjella dhe aritmi në zemër. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.10.2017, gjatë natës, në lagjen “Lef Sallata”, në magazinën e shtetasit F.D, vjeç 59, kanë vjedhur 70 steka me cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.SH, vjeç 43 banues në fshatin Vranisht, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, pranë banesës, është vet plagosur pa dashje. Në vendngjarje u gjet një automatik, me një krehër me 5 fishek dhe 5 gëzhoja. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.D, vjeç 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, në lagjen “1 Maji”, ka thyer xhamin e mjetit tip “Golf”, të shtetasit H.B, vjeç 28, banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, shtetasi A.B vjeç 32 kallëzon se në Spitalin Rajonal Vlorë, nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore kunatës, shtetases D.M, vjeç 28, për pasojë kjo shtetase ka humbur foshnjën e pa lindur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ‘’Isa Boletini’, shtetasit M.B, vjeç 86 banues në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, ku kishte kartën e identitetit, nje shume eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ‘’Isa Boletini’, shtetasit A.N vjeç 34 banues në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, ku kishte disa dokumente dhe nje shume lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 30.09.2017, në lagjen nr. 4, te pishinat e detit, duke u larë, ka rrezikur të mbytet shtetasi O.K vjeç 37, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim, pasi dyshohet se në territorin e Parkut Arkeologjik Butrint, në një objekt ekzistues në krah të kalasë, nje firme private ndertimi me inxhinier shtetasin K.S, vjeç 33 banues në Tiranë, po kryen rikonstruksion.

Më datë 02.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.K, vjeç 31, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi S.C, vjeç 46, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë,  për shtetasin L.H, vjeç 48, banues në Ksamil, pasi dyshohet se në Ksamil, ka prerë degë pishash dhe pemë dekorative, në një sipërfaqe prej 240 m2. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet. Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.M vjeç 44, banues në Tresh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar 15 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, në Gjadër, në banesë, shtetasit H.L, vjeç 80, i kanë vjedhur nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 02.10.2017, gjatë natës, në Laç te banesa, shtetasit E.LL vjeç 36, i kanë vjedhur një çantë dore me nje shume eurosh, 2 telefona celular dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.10.2017, në lagjen “Skënderbeg”, në banesë u gjet i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Z.N, vjeç 76. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.

Më datë 02.10.2017, shtetasi M.M, vjeç 62, banues në Shkodër, kallëzon se më datë 22.09.2017, në lagjen “Tom Kola”, në banesë i kanë vjedhur nje shume eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, shtetësia F.GJ, vjeç 62 banuese në Shkodër, kallëzon se më datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg" i kanë vjedhur me thyerje banesën, ku i kanë marrë bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A vjeç 32 pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.A, vjeç 34. Neni 130/a/2  i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.H, vjeç 33, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Ahmet Haxhia”, ka goditur me grusht, shtetasen M.B, vjeç 23, banuese në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “BROKEN HOUSE”.

Dokumentohen me prova ligjore 11 vjedhje të ndodhura në Qarkun e Shkodrës.

Identifikohet grupi kriminal, ndalohen 3 shtetas si autor të dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Pas një pune të mirëorganizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal dhe finalizimi i operacionit të koduar “BROKEN HOUSE” ku u ndaluan shtetasit:

Ndalimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi nga kryerja e veprimeve operative dhe hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje me anë të thyerjes në banesa të ndryshme në Qarkun Shkodër, dhe konkretisht:

1-Më datë 26.06.2017, në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.

2-Me datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Herojnt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.

3-Me datë 18.08.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. K. 60 vjeç.

4-Me datë 23.08.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.

5-Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç.

6-Me datë 22.08.2017, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.

7-Me datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.

8-Më datë 01.06.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.

9-Më datë 17.08.2017, në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç

10-Më datë 19.08.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.

11-Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur me thyerje   banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 02.10.2017, shtetësia R.LL vjeç 23, kallëzon se në dyqanin e këmbimit valutor, një shtetas, ka këmbyer nje shume eurosh dhe pas dhënies së lekëve, është kthyer e i ka kërkuar që ti kthente nje pjese te shumes, në kohën e këmbimit të eurove, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur nje shume lekesh, duke u larguar me mjetin tip “Golf”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Tropojë.

Informacion paraprak.

Më datë 02.10.2017, njoftohemi nga Salla Operative Tropojë, se në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajzes", ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, shtetasit F.M dhe E.R., duke levizur me mjetin tip kamioncin, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Dibër

Dibër

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij,  arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër,  u arrestua në flagrancë shtetasi :

M.S   44 vjeç, banues në njësinë Administrative Fushë-Çidhën, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij (vajzës së  vëllait)  shtetases H.S, 20 vjeçe, banuese në njësinë Administrative Fushë-Çidhën, Dibër

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale "Dhunë në familje",  parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

Informacion paraprak

Dibër

Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe bën manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, arrestohet në flagrancë së bashku me vëllain e tij pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur  Punonjësit e Policisë gjatë  shoqërimit për në polici.  

Nga Specialistët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

B.S 25 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 237, 236/2, dhe 291 të Kodit Penal, pasi  me datë 02.10.2017 në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas dyshohet  se në mënyrë të vazhdueshme  ka bërë manovra  të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve me mjetin e tij tip “Mitsubishi”,  dhe në këto kushte është bërë shoqërimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër për në ambjentet e Policisë ku gjatë  shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me forcë, si dhe ka goditur punonjësit e policisë.

Shtetasit të lartëpëmendur i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar mbi normën e lejuar dhe konkretisht në masën 0.59mg/l.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është  ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të babait të  shtetasit B.S ku është bërë arrestimi në flagrancë i vëllait të tij  shtetasit;

S. S, 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundershtimi i punonjësit të rendit publik" parashikuar nga nenet 237, 236/2 të Kodit Penal, pasi gjatë ushtrimit të kontrollit në ambjentet e lokalit në qytetin e  Peshkopisë  shtetasi S.S , ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur me grushta punonjësin e policisë si dhe ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet e policisë gjatë shoqërimit për në ambjentet e Policisë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K vjeç 20 banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se, në P K K Rinas, në dalje, gjatë kontrollit në pasaportë iu konstatuan dy vula të dyshuara të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, shtetësia R.J vjeç 43, banuese në Shkodër, kallëzon se më datë 29.09.2017, duke udhëtuar nga Shqipëria në Itali, në bagazhe i kanë vjedhur një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 02.10.2017, në P K K Port, u kap shtetësia P.M, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.05.2017, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë, e ka shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në P K K Port, në hyrje, mjeti kamion tip “Iveco” rezulton i vjedhur më datë 15.09.2009, në Bullgari. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M,  vjeç 35 banues në Preshevë, Serbi, pasi dyshohet se në PKK Port, ju bllokua me cilësinë e provës materiale një kartë identiteti franceze e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 02.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.Z, vjeç 20 banues në fshatin Ponçar, Devoll, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, Drejtoria Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Neni 298/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.H, vjeç 26 banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 09.09.2017, nga PKK Port, në drejtim të Italisë, ka shoqëruar duke marrë përgjegjësinë ligjore, nipin, shtetasin e mitur D.I, vjeç 16, i cili më datë 18.09.2017, është paraqitur në Shërbimin Social Firence, pasi daja e ka braktisur. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen E.XH, vjeç 34, banuese në Fier, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, nga PKK Vlorë në drejtim të Italisë, ka udhëtuar me fëmijët e saj I.XH e V.XH, vjeç 14 e 12 të cilët më datë 26.09.2017, janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Menton, Francë, pasi nëna i ka braktisur dhe nuk është kthyer nga Italia. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.Z vjeç 53,  banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 31.08.2017, në PKK Port, ka kaluar për në Itali me djalin K.Z vjeç 16 dhe më datë 03.09.2017, është kthyer nga Italia duke e braktisur atë. Neni 124 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë  02.010.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.Ç,  vjeç 23, banues në Levan, Fier, depërtuar nga policia malazeze, pasi dyshohet se më datë 13.09.2014, afër PKK Hani i Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.R, vjeç 47 banues në Krumë, pasi dyshohet se më datë 06.09.2014,  në PKK Qafë Prush, ka dalë me djalin A.R, vjeç 18, me mjetin tip “Opel” dhe nuk ka hyrje, dyshohet se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.M, vjeç 28 e 22, banues në fshatin Pobreg e Shtiqën, pasi dyshohet se në  Doganën Morinë, me mjetin tip “Ford”, targe e cilat dyshohet e falsifikuar, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen pa kryer detyrimet doganore. Punohet për kapjen e B.M. Nenet 186, 190, 174 e 242  të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...