Durrës. Zbatim i Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017"

Durrës. Zbatim i Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017" 03DURRES2
 
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Efektivet e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017" në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar  në flagrancë shtetasit:

• M.F 30 vjeç, banues në Durrës;

• G.N 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porche', me drejtues shtetasin M.F u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•  2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
•  6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.

 

03DURRES

03DURRES103DURRES3

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...