Durrës. Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Servisi”.

Durrës. Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Servisi” (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)03DR

Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" Servisi".

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• G.K 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë;

• Sh.M 32 vjeç,  banues në Fushë- Krujë;

• F.H 27 vjeç, banues në Kosovë.  

Më datë 03.10.2017,  gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, në automjetin tip Opel, në pronësi dhe I gjendur në servisin e shtetasit Gentian Kamberi janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•37 kg e 350 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

• një automjet tip Opel;

• 1 430 € dhe vlera monetare në Lekë;

• 5 aparate telefoni celularë.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

03DR1

03DR2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...