Tropojë. I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Tropojë. I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. 04TROPOJE

Sekuestrohet një armë zjarri, tip "Zastava" së bashku me tre fishekë.

Në vijim të punës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë, apo  mbajnë armë zjarri pa leje, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M.V., 53 vjeç, banues në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj, Tropojë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip "Zastava" me 3 fishekë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...