Fier, Plagos me armë zjarri një shtetas, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar i cili ishte larguar nga vendngjarja pas kryerjes së krimit.

Fier, Plagos me armë zjarri një shtetas, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar i cili ishte larguar nga vendngjarja pas kryerjes së krimit. fier1

Në datën 03.10.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, Fier, pas një debati për motive të dobëta, shtetasi H.H ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Sh.K ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi H.H pasi ka qëllur shtetasin Sh.K, është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H(F).H, 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...