Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 04 tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 38 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 13 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 6 persona për Narkotikët.

2 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale “Vjedhja”

3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

3 persona për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”

2 persona për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”

2 person për veprën penale “Mashtrimi”

2 persona për veprën penale “Falsifiki i monedhave”

2 persona për veprën penale “Trafikim i Armëve dhe i municioneve”

1 person për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rrituara”


Janë sekuestruar:

Rreth 76 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, 79 gramë lëndë e dyshuar Kokainë

6 armë zjarri, 2 krehër, 61 fishekë, 15 gëzhoja.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 79 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet i mëposhtëm:

1-Tiranë,

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Tekstili".

Arrestohen dy shpërndarës të drogërave të forta, njëri prej të cilëve me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore.

Sekuestrohen :
 - 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
- 582 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- pistoletë e llojit "Magnum", e kalibrit 9 mm.
- 3 telefona celularë.
- dokument identifikimi ushtarak

1- Durrës.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Servisi”.
Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

2- Durrës. Zbatim i Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017"
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

3-Manëz. Vijon zbatimi masave në kuadër të Plan-Operacionit "Roja i Gjelbër”
Procedohen penalisht 8 shtetas, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Sekuestrohen 17 metër sterë dhe 4 metra kub dru.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...