Divjakë, Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Divjakë, Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia. 04fier

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 krehëra dhe 100 copë fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M.T., 34 vjeç, banues në Divjakë.
 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.P, 32 vjeçe, banuese në Divjakë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 2 krehera dhe 100 copë fishekë.
 
Materialet hetimore e proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit"  parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

04fier1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...