Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Tetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Tekstili".
Arrestohen dy shpërndarës të drogërave të forta, njëri prej të cilëve me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore.
Sekuestrohen drogë dhe armë.
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin nr.6, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 03.10.2017, arrestuan shtetasit :
XH.K 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore)
D.K 21 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën "Llambi Bonata", ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me xhup.
Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku :
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit XH.K poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, ( i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t'iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.K, është gjetur një pistoletë e tipit "Magnum", me kalibër 9 mm.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
582 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
pistoletë e llojit "Magnum", e kalibrit 9 mm.
3 telefona celularë.
dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit XH.K).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në mjetin tip “Audi”, iu gjet 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin dhe 2 celularë. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2011, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh shtetases E.V, vjeç 44 banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C vjeç 61, banues në USA, pasi dyshohet se në vitin 2008, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume dollaresh shtetasit B.A, vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 143  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.H, vjeç 55, banuese në Tiranë, administratore në një kompani ndërtimi, pasi dyshohet se në unazën e re te “Astir”, me anë të mashtrimit për shitjen e një apartamenti, të cilin ia ka shitur dhe 2 shtetasve të tjerë, i ka marrë nje shume eurosh shtetasit SH.K, vjeç 25 banues në Tiranë. Neni 143  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.L e K.L, vjeç 57 e 78, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i kanë shitur një apartament shtetases E.H, vjeç 46, banuese në Tiranë, i cili nuk ka përfunduar sipas kontratës. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, shtetasja E.I, vjeç 52 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 25.09.2017, në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetase e paidentifikuar, i ka dhënë për të këmbyer 50 euro, që dyshohet e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 183  i Kodit Penal.  

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.G, vjeç 31, banues në Tiranë pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë dhe nuk i ka kthyer më, mjetin tip “BMV X5”, shtetasit D.H, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 143  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.SH e M.SH vjeç 48 e 19 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2017, te Fresku, në mjetin tip “Volksvagen”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 80 bidonë plastik, me lëndë “Azolit”, pa faturë tatimore, të dyshuara kontrabandë. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.D e M.D, vjeç 21 e 24 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë muajve Qershor–Tetor 2017, në Tiranë, në dyqane të ndryshme, kanë blerë duke përdorur euro të dyshuara të falsifikuara. Me cilësinë e provës materiale, K.D iu gjetën e bllokuan nje shume eurosh. Nga veprimet e kryera rezulton se, janë autor të ngjarjeve të tjera. Neni 183/2  i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.F, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën nacionale Fushë Krujë - Kamzë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C vjeç 28, banues në Tiranë pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen Golf” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen Passat”, me drejtues shtetasin A.Ç, vjeç 34, banues në fshatin Kovaç, Tropojë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Neni 290  i Kodit Penal.


Në vijim të komunikatës që bën fjalë për aksidentin rrugor në rrugën “Petrit Radovicka”, nga një mjet i larguar nga vendi i aksidentit, më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për drejtuesin e mjetit A.M vjeç 38, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H vjeç 20, banues në Tufinë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.G, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, i larguar nga vendngjarja, ka aksidentuar këmbësoren M.Q, vjeç 58, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.T vjeç 37 banues në Tiranë, pasi në Zall-Herr, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën e “Qelqit”’, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, i larguar nga vendngjarja, ka aksidentuar shtetasin Y.V, 66 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës
Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e  koduar”Servisi”.
Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet,  vlera monetare dhe aparate celularë.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" Servisi".
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
G.K 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë;
SH.M 32 vjeç,  banues në Fushë- Krujë;
F.H 27 vjeç, banues në Kosovë.  
Më datë 03.10.2017,  gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, në automjetin tip Opel, në pronësi dhe i gjendur në servisin e shtetasit G.K janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
•37 kg e 350 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
një automjet tip Opel;
1 430 € dhe vlera monetare në Lekë;
5 aparate telefoni celularë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 03.10.2017, shtetasi G.M, vjeç 46 banues në Durrës, kallëzon se, nga punonjës të ZVRrPP Durrës, duke shpërdoruar detyrën e falsifikuar dokumentet, është regjistruar dhe është krijuar mbivendosje prone. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.M vjeç 21, banues në Durrës, pasi në bulevardin “Epidam”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotorin tip “Fuego”. Neni 291  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Pogradec
Procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas për veprat penale : “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :
A.Xh, 43 vjeç, banues në Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, në fshatin Rëmenj-Pogradec, nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ky shtetas kishte ngritur një fushë për shitjen e druve të zjarrit, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Berat, për  shtetasin K.T, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, me probleme shëndetësore, pasi dyshohet se në rrugët e fshatit, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz C220”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 291  i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A vjeç 37 banues në Lushnjë, i dënuar më parë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.P vjeç 25, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, A.A i ka shitur 1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë A.P si dhe në banesën e shtetasit A.A u gjet 1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin J.M, vjeç 31, banuese në Fier, pasi dyshohet se shtetasja  B.S vjeç 33  banuese në Fier, kallëzon se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh. Neni 143  i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 03.10.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni  110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka berë kallzim shtetasi F.L, 20 vjeç, banues në fshatin  Petovë , Fier, se më datë 02.10.2017, në lagjen "1 Maj" Fier është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 18, banues në Fier, pasi në lagjen “Liri Gero”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Jaguar”, është përplasur me murin e banesës të shtetasit N.J, për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri M.O, vjeç 16 banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 34, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Kushtrimi”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “M-Benz”, i larguar nga vendi i aksidentit, është përplasur me mjetin tip “Chevrolet”, i parkuar në anë të rrugës. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.V, vjeç 49, banues në fshatin Dukat,  pasi në rrugën “Transballkanike”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291  i Kodit Penal.

Vlorë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Arrestohen në flagrancë shtetasit :
A.B, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i lartpërmendur në rrugën Transballkanike duke drejtuar mjetin motor tip
“Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip fugon me drejtues
mjeti P.B., ku nga përplasja ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vet drejtuesi
i mjetit motorr.
Ky shtetas gjithashtu ka rezultuar edhe i papajisur me lejen e drejtimit përkatëse për
drejtimin e mjetit.
G.V., 49 vjeç, banues në Dukat,Vlorë.
Shtetasi i lartëpërmendur është konstatuar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në
rrugën Transballkanike duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të
mësipërm për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i
automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Lezhë
Me datë 03.10.2017, nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim :
D.M  49 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Deltar” të zhvilluar me datë 20.09.2017 ku u sekuestruan 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas (drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit) .
Shtetasi  D.M  është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe
gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë.
Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim”parashikuar nga neni  283/2 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasen V.M, vjeç 47, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se dy automjete që i janë lënë në ruajtje me cilësinë e provës materiale, dyshohet se i ka fshehur për të penguar zbulimin e të vërtetës. Neni 301  i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.F vjeç 47, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në vitin 2001, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara,  ka përfituar një pronë në Shëngjin, e cila i përket shtetasit D.D, banues në Ishull-Shëngjin. Neni 186  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.D, vjeç 45, banues në Lezhë, pasi dyshohet se shtetasi M.S, vjeç 77 banues në Patalej, Kolsh, ka kallëzuar se, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka paraqitur një dokument për trashëgiminë e një prone toke arë, që dyshohet të jetë i falsifikuar, duke e marrë certifikatën e pronësisë. Neni 186  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.T, vjeç 46 banues në fshatin Dobraç, pasi dyshohet se në aksin rrugor Koplik-Shkodër, te “Ura e Vrakës” Malësia e Madhe, në mjetin tip “Peugeot”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 32 qese me detergjent me mbishkrim në gjuhen Malazeze, të cilat i ka futur nga Mali i Zi, pa dokumentacion, që dyshohen kontrabandë. Nenet 174 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Dibër
Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe bën manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, arrestohet në flagrancë së bashku me vëllain e tij pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur  Punonjësit e Policisë gjatë  shoqërimit për në polici.
Nga Specialistët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
B.S 25 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 237, 236/2, dhe 291 të Kodit Penal, pasi  me datë 02.10.2017 në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas dyshohet  se në mënyrë të vazhdueshme  ka bërë manovra  të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve me mjetin e tij tip “Mitsubishi”,  dhe në këto kushte është bërë shoqërimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër për në ambjentet e Policisë ku gjatë  shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me forcë, si dhe ka goditur punonjësit e policisë.
Shtetasit të lartëpëmendur i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar mbi normën e lejuar dhe konkretisht në masën 0.59mg/l.
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është  ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të babait të  shtetasit B.S ku është bërë arrestimi në flagrancë i vëllait të tij  shtetasit ;
S. S, 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundershtimi i punonjësit të rendit publik" parashikuar nga nenet 237, 236/2 të Kodit Penal, pasi gjatë ushtrimit të kontrollit në ambjentet e lokalit në qytetin e  Peshkopisë  shtetasi S.S , ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur me grushta punonjësin e policisë si dhe ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet e policisë gjatë shoqërimit për në ambjentet e Policisë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimet e rënda
Tropojë
Informacion paraprak.
Më datë 02.10.2017, njoftohemi nga Salla Operative Tropojë,  se në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajzes", ka të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, shtetasit F.M dhe E.R., duke levizur me mjetin tip kamioncin, janë ndalur nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M 29, vjeç, banues në Lekbibaj dhe E.R, 27 vjeç, banues në Lekbibaj, të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.
Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  disa gëzhoja  arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, me një pult në dorë, nuk lejon të mbyllen mjetet dhe më pas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 142 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, në rrugën “Hamdi Sina”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases D.S vjeç 20, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin gjerman G.K, vjeç 68 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, duke kryer punime në banesë, ka dëmtuar tavanet e banesës të shtetasit G.H vjeç 45. Neni 161  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur me fjalë shtetasin gjerman G.K, vjeç 68, banues në Tiranë, si dhe me vetëgjyqësi, i ka kërkuar ta ç’dëmtoj për dëmtimin e banesës, nga punimet që ka kryer në banesë. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.10.2017, në rrugën e “Kavajës”, te stacioni urbanit shtetases R.A vjeç 38, banuese në Durrës, i kanë vjedhur portofolin me nje shume lekesh e dollaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, në SQU, ka vdekur shtetasi kosovar D.R vjeç 23 banues në Vustri, Kosovë, i shtruar në spital më datë 23.09.2017, pasi ishte aksidentuar në Vustri. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E.H vjeç 49 banues në Tiranë. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A.R, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se te Bregu i lumit, ka dhunuar fizikisht shtetasen e mitur A.U, vjeç 14, banuese në Tiranë. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, në rrugën “Don Bosko”, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases B.S, vjeç 65, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 139  i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.M vjeç 48 pasi dyshohet se bashkëshorti Q.D vjeç 52, ushtron vazhdimisht dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2017, shtetasi SH.GJ, vjeç 50, banues në Tiranë, punonjës në nje firme private interneti ka kallëzuar se, në rrugën e “Dajtit”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur 5 kaseta plastike të shpërndarjes së fibrës optike, në pronësi të firmës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.J e D.J vjeç 43 e 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e tyre në rrugën “Beqir Rusi”, punonjësit e Ndërmarrjes Ujësjellësit, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të ujit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Q, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Selaudin Zorba”, i ka vjedhur biçikletën shtetases L.SH, vjeç 36 banuese në Tiranë. Neni 134  i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dhunë fizike ndaj nipit B. Sh, më datë 04.10.2017, u ndalua shtetasi H.SH, vjeç 46, banues në Tiranë, Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 130/a  i Kodit Penal.  

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.M vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, u kap me mjetin tip “Benz”, pa dokumente e me targë të falsifikuara dhe u gjetën një dokument i shërbimeve të repartit komando, të një policie private, një radio policie e një palë pranga. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën një palë targa franceze të cilat  janë bllokuar me cilësinë e provës materiale. Nenet 246 e 196 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.10.2017, shtetasja L.S, vjeç 34, banuese në Valias, ka kallëzuar se, në Valias, në banesën e braktisur, i ka humbur matësi i energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.Ç, vjeç 18, pasi dyshohet se në Kamëz, pranë shkollës profesionale, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.N vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatit I.B, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, është dërguar në SQU dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasi i mitur E.P, i cili është rrëzuar aksidentalisht në katin e parë të pallatit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K vjeç 46, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Azem Hajdari”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasit E.A e A.K vjeç 21 e 51, banues në Tiranë, të cilët me vetëgjyqësi, nuk i lejonte të kryenin punime në rrugë te dera e banesës. Nenet 89 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.10.2017, gjatë natës, në rrugën e “Qelqit”, në banesën e gjyshes, ka vdekur foshnja A.B, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës shtetases Q. A, vjeç 15 banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.A, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur bashkëshorten S.A vjeç 28, banuese në Tiranë, e cila ka Urdhër mbrojtje. Neni 321  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bubulina”, pas një konflikti për qeranë, ka kanosur me fjalë shtetasin A.R, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.S vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesën e përbashkët rruga e “Qelqit”, ka ndërruar bravën e derës së jashtme, duke penguar hyrjen në banesë të shtetases A.S, vjeç 45. Neni 277  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.S  e B.S, vjeç  63 e 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kashar, i kanë pushtuar siperfaqe toke shtetases V.SH, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 200  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “3 Dëshmorët”, ka kanosur me fjalë shtetasin H.XH, vjeç 55 banues në Tiranë. Neni 84  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.P vjeç 43, banues në Domje, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e UKV-së, kanë konstatuar ndërhyrje në tubacionin e ujit të pijshëm. Neni 159  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.T, vjeç 47, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D vjeç 31 banues në fshatin Sinaballaj, pasi në lagjen nr. 2 Rrogozhinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Skygo”, pa targë. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S, vjeç 18, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Kavasaki” . Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H.XH, vjeç 51, banues në fshatin Tilaj, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka shqetësuar duke goditur me shkelm derën e banesës, ish bashkëjetueses K.H vjeç 44 e cila është me Urdhër mbrojtje. Nenet 320 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.M vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, i ka pushtuar tokën shtetasit Ç.K vjeç 48, banues në Durrës. Neni 200  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.J vjeç 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka goditur shtetasen  K.N, vjeç 13, banuese në Durrës. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar mjetin tip “BMV”, me një fenelinë policie të vendosur pa leje përkatëse. Neni 247 i Kodit Penal.

Durrës.
Zbatim i Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017".
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Efektivet e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017" në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar  në flagrancë shtetasit:
-M.F 30 vjeç, banues në Durrës;
-G.N 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porche', me drejtues shtetasin M.F u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
automjeti tip Porche dhe
6 telefona celularë.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.
Manëz.

Vijon zbatimi  masave në kuadër të Plan-Operacionit "Roja i Gjelbër”.
Procedohen penalisht 8 shtetas, ku  4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Sekuestrohen 17 metër sterë dhe 4 metra kub dru.
Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz,  në zbatim të Plan-Operacionit ”Roja i Gjelbër”,  me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligshme të pyjeve kanë filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve,  ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Ka filluar procedimi penal për shtetasit:
•S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;
•A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
•Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm;
•G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.
Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
17 metra sterë dru.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
•" Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve S.D. R.S. E.C dhe A.C. parashikuar në nenin 248  të Kodit Penal.
•" Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të shtetasve Z.B. dhe G.B. parashikuar në nenin 205  të Kodit Penal.
Gjithashtu ka filuar procedimi penal në ngarkim të shtetasve:
•Gj.Ç.  76 vjeç, banues në Manëz;
•B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.
Më datë 03.10.2017, shtetasit Gj.Ç dhe B.Sh,  në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin  prerë  nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar në nenin 205  të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin K.SH, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në parkun kombëtar “Qaf-Shtamë”, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.10.2017 shtetasja F.M, vjeç 41, banuese në fshatin Sallmone ka kallëzuar se, i është larguar nga banesa vajza J.M, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S, vjeç 25, banues në Elbasan pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës R.SH, vjeç 51, banuese në Elbasan, e cila është me Urdhër mbrojtje. Nenet 130/a e 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  B.P, vjeç 56, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes L.P, vjeç 55. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin C.H, vjeç 71, banues në fshatin Hasmashaj, Gjocaj, pasi dyshohet se po ndërtonte një shtëpi, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 16, pranë banesës, shtetasit E.B vjeç 33, i kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volksvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Korçë
Kryhen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur.
Policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
D.P,  24 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e  një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.

Më date 03.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, pasi shtetasi A.T, vjeç 16 banues në Korçë, ka kallëzuar se, në Korçë, te shkolla  ku studion, gjatë pushimit, e kanë goditur me grusht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më date 04.10.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi V.B, vjeç 47, pasi më datë 03.10.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit K.B,  vjeç 13 dhe bashkëshortes ZH.B, vjeç 39. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 38 pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes D.K, vjeç 37, si dhe në banesë iu bllokua me cilësinë e provës materiale, automatiku me 30 fishekë e 3 pistoleta artizanale, pa leje. Nenet 130/a e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.S, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti B.S vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim SH.K, vjeç 40, banues në fshatin Ullinjas, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.RR, D.RR dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Z.RR, vjeç 27, 25 e 57, banues në Uznovë, pasi dyshohet se në Uznovë, A.RR dhe D.RR, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik në detyrë dhe Z.RR me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të kalojë rrugës pranë banesës, shtetasen F.H, vjeç 80. Nenet 236/2 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit S.R e M.G, vjeç 75 e 70, banues  fshatin Çiflik, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në Çiflik, pas një konflikti, kanë  plagosur lehtë me grusht njëri-tjetrin. Neni 89  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen R.K, vjeç 61, banuese në Fier, pasi dyshohet se në dyqan, janë konstatuar punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Fier
Plagos me armë zjarri një shtetas, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar i cili ishte larguar nga vendngjarja pas kryerjes së krimit.
Në datën 03.10.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, Fier, pas një debati për motive të dobëta, shtetasi H.H ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi Sh.K ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasi H.H pasi ka qëllur shtetasin Sh.K, është larguar nga vendngjarja.
Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
H.H, 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 03.10.2017, në spital, ka ndërruar jetë shtetasja S.GJ vjeç 20. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin B.L, vjeç 59, banues në fshatin Golem i Madh, pasi dyshohet se në Golem i Madh, për motive të pronësie, ka goditur me grusht shtetasin M.M, vjeç 38, banues në këtë fshat. Neni 90  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi L.H, vjeç 65, banues në fshatin Romës, Selenicë, ka kallëzuar se në lagjen “15 Tetori”, i ka humbur aparati celular. Punohet për sqarimin e rrethanat të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.S,  vjeç 32, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, në vendin e quajtur ‘’Tregu i fruta perimeve’’, ka goditur me grusht shtetasin N.Ç, vjeç 68, banues në Vlorë. Neni 90  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.SH, vjeç 38 banues në Ksamil, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, në Ksamil, në murin ekzistues të xhamisë, po ndërtonte mur guri e një kolonë, pa leje. Neni 199/a/1  i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për aksidentin rrugor në rrugën “Gjergj Araniti”, me moto mjetit të tip “Piago”, ku është aksidentuar shtetasi i mitur ukrainas D.B më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për drejtuesin e mjetit Y.P, vjeç 22, banues në Sarandë, i larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.M, vjeç 22, pasi dyshohet se bashkëshorti T.M, vjeç 30 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.  
Më datë 04.10.2017, në fshatin Markat, Konispol, ka rënë zjarr në  banesën e shtetasit D.B, vjeç 68 i cili banon në fshatin Stjar, Delvinë, ku janë djegur pajisje e orendi shtëpiake. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Informacion paraprak.
Më datë 03.10.2017, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit B.M. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit  të mbrojtjes, për shtetasen G.B vjeç 45 pasi dyshohet se bashkëshorti Ç.B vjeç 44, në mënyrë të vazhdueshme në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj  saj  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.V, vjeç 47, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti Z.M vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2017, në Shëngjin, kanë dëmtuar me gurë xhamin e dritares, të banesës së shtetases R.P, vjeç 53. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, duke luajtur në oborrin e shkollës, është rrëzuar shtetasja E.L, vjeç 13 banuese në Zejmen, nxënëse, e cila ndodhet në Qendrën e Traumave, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Lezhë
Informacion paraprak
Me datë 04.10.2017, rreth orës 03:30, është marrë njoftim se në lagjen "Besëlidhja" në Lezhë , persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip  Volkswagen në pronësi të shtetases L.P., i cili i ka qenë i parkuar duke i  hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet, ku nga zjarri i shkaktuar janë  djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje  si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 03.10.2017, në lagjen nr. 2 Laç, në ballkonin e banesës së shtetasit A.G, vjeç 27, aksidentalisht ka shpërthyer një bombol gazi, ku ka dëme materiale, si dhe janë dëmtuar A.G dhe M.G vjeç 24, banuese në Laç të cilët ndodhen në QSUT “Nënë Tereza”, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.GJ vjeç 51, banues në Shkozë, Pukë, pasi në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, në Munaz, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë rrugore, i cili po i jepte proces-verbalin e konstatimit për një shkelje gjatë drejtimit të mjetit. Neni 236/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.M, vjeç 51 banues në fshatin Shirokë, pasi dyshohet se në Shkodër, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dayang”, është përplasur me bordurën e rrugës, pa pësuar dëmtime. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin N.RR, vjeç 94, pasi dyshohet se djali L.RR, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për shoqërimin e shtetasit P.SH, vjeç 35, pasi dyshohet se  shtetasja D.H vjeç 20 ka kallëzuar se më datë 02.10.2017, në nje lokal në lagjen “Skenderbeg”, i ka vjedhur çantën e dorës me nje shume lekesh. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.T, vjeç 52 ,banues në Shirok, Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Kongresi Përmetit”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen S.H vjeç 77, banues në Shkodër, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, është larguar pa probleme për jetën. Neni 290/1  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 28, banues në fshatin Mali Jushit, Vau Dejës, pasi në lagjen “Qemal Stafa” sheshi “Demokracia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volzvagen”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.K, vjeç 28, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.H, vjeç 27 banues në Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur bashkëjetuesen I.K dhe vëllanë e saj G.K, vjeç  28 e 24, të cilin e ka goditur me grusht. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.SH, vjeç 35, banues në fshatin Golem,  pasi dyshohet se në rrugën Hot i Ri-Postribë, me furgonin tip “Ford”, u kap duke transportuar 2 m3 lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Neni 205  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit E.M e K.M, vjeç 22 e 27 banues në fshatin Fierzë, pasi dyshohet se E.M më datë 02.10.2017, ka hyrë pa leje në banesën e shtetasit K.P, vjeç 21 banues në këtë fshat dhe ka kanosur pjesëtarët e familjes, ndërsa K.M ka telefonuar me numër të fshehur pa shkak disa herë nenën e K.P, shtetasen F.P, vjeç 44. Nenet 112, 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, pasi dyshohet se shtetasi GJ.G, vjeç 55, banues në fshatin Gojan i Vogël, ka kallëzuar se gjatë natës, i kanë vjedhur 2 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Informacion paraprak.
Më datë 03.10.2017, shtetasi H.T, banues në fshatin Cernalev, Zapod, njofton se vajza e martuar në Kosovë, ka ardhur për të ndenjur dhe ka humbur djali i saj i mitur K.P 3 vjeç, banues në Kosovë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e fëmijës.

Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë.
I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet një armë zjarri, tip "Zastava" së bashku me tre fishekë.
Në vijim të punës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë, apo  mbajnë armë zjarri pa leje, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.V 53 vjeç, banues në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj, Tropojë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip "Zastava" me 3 fishekë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, pasi shtetasi S.M, vjeç 44 banues në fshatin Staravec, ka kallëzuar se më datë 27.09.2017, gjatë natës, në Staravec në stallë, i kanë vjedhur dy bagëti të imta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe punohet për kapjen e shtetasve A.T e I.D, vjeç 34 e 29 banues në fshatin Vajkal e Bulqizë, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, në Bulqizë, kanë goditur me sende të forta shtetasin A.GJ, vjeç 27, banues në  Bulqizë. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit A.M e A.M, vjeç 40 e 29 banues në Tiranë e fshatin Stavec, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, në Krastë, kanë plagosur lehtë me grusht shtetasin B.GJ, vjeç 27, banues në fshatin Gjon. Neni 89  i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.TH, vjeç 33 banues në Shkodër, kthyer deportiv nga Franca, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, në afërsi të PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.M , vjeç 23, lindur në  Bagdat  dhe banues në Greqi pasi dyshohet se në PKK Port, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë rumune e falsifikuar dhe dyshohet se ka hyrë në Shqipëri nga PKK Kakavijë, në mënyrë të paligjshme. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.S, vjeç 23 lindur në Kabul, banues në Athinë, pasi dyshohet se në PKK Port, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë rumune e falsifikuar. dhe dyshohet se ka hyrë në Shqipëri nga PKK Kakavijë, në mënyrë të paligjshme. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.H, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 09.09.2017, nga PKK Port, ka udhëtuar në drejtim të Italisë me shtetasin e mitur K.R vjeç 17, i pajisur me deklaratë noteriale nga prindërit e të miturit dhe më pas e ka braktisur atë. Neni 124  i Kodit Penal

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.K, vjeç 48, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 04.09.2017, nga PKK Port, ka udhëtuar në drejtim të Italisë me djalin E.K, vjeç 17 dhe më datë 08.09.2017, është kthyer në Shqipëri, duke e braktisur atë. Neni 124  i Kodit Penal

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë  03.10.2017, në vendin e quajtur “Sektori i mullirit”, janë kapur 2 shtetas palestinezë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të intervistimit, u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 03.10.2017,  në PKK Morinë në hyrje, u kapën shtetasit A.C e A.H vjeç 19 e 23, banues në Kukës, pasi dyshohet se më datë 29.09.2017, shtetasi N.V, ka kallëzuar se, i kanë  marrë me qera mjetin dhe nuk ia kanë kthyer. Neni 143/1  i Kodit Penal. 

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...