Pukë, Informacion Paraprak

Pukë, Informacion Paraprak5shkoderm

Me datë 04.10.2017  rreth orës 9:00 ka ardhur një telefonatë në sallën e komandimit Pukë se tek shkolla mesme në Gjegjan, Pukë janë helmuar disa nxënës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë dizinfektuar ambjentet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shendetit Publik me klor në kuadër të dezinsektimit të Shkollave.

Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetsore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjeksore në Qendrat Shëndetësore më të afërta.

Momentalisht bëhet me dije se janë 10 nxenës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shendetsore në Rreshen 3 femijë, në Qëndren Shëndetësore në Pukë 3 femijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan  4 femijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën

Nga ana Policisë po kryehen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...