Shkodër, Policia Rrugore godet një tjetër tentativë të "Mitëdhënies"

Shkodër, Policia Rrugore godet një tjetër tentativë të "Mitëdhënies" (per video kliko mbi link) shkoder001

Tenton të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.

Më datë 04.10.2017 nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.C , 30 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjia “Perash” tek sheshi "Isa Boletini", Shkodër, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz"  ka tentuar të korruptojë me një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i  Kodit Penal.

 

shoder003

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...