Elbasan, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.

Elbasan, Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ( për video kliko mbi link)elbasan001

Policia e Elbasanit  kap dhe arreston autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor

Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u  gjet  një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)

Specialistët  për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat  e Posaçme Operacionale dhe  me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Ø  E.B, 31 vjeç banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit  tip “Audi” i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë më datë 18.09.2017 në  Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar  është futur në ambientet e brëndshme të tregut Agro – Ushqimor.

Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e shtetasit A.P.,(kunati i tij)  dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)

Në vijim të veprimeve  nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.P., 40 vjeç banues në Cërrik.

Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Ndaj shtetasit A.P. materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejsme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ndaj shtetasit E.B., materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe  283/2 të Kodit Penal.

elbasan002

elbasan003

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...