Shkodër, Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.

Shkodër, Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme. 05shkoder

Bllokohen 3 armë gjahu nga Policia në momentin e konstatimit të ushtrimit të gjuetisë së paligjshme.

Procedohen administrativisht 3 shtetas për gjueti të paligjshme.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme dhe në zbatim të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë", Policia ka  marrë informacion se në vendin e quajtur Sektor, Velipojë, tre shtetas kryenin gjueti të paligjshme.

Menjëherë shërbimet e policisë në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë së  zonave të mbrojtura, kanë konstatuar këto shtetas, ku dhe ju bë bllokimi i armëve të gjahut, dhe u ndëshkuan me masë administrative.

Shërbimet e policisë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë punën për zbatimin e ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe  ndëshkimin e tyre me masë administrative.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...