Maliq-Korçë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Maliq-Korçë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.  drejtoria e policise korce

Ndalohet një shtetas në kërkim për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët e Seksionit për Krimet e rënda kundër personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

T.H., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr 431 datë 08.11.2016, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 26.08.2016, në fshatin Zëmblak-Maliq, ku shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij, pas një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., 40 vjeç.

Arkiva

Janar 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...