Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 05 tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 28 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 2 persona për Narkotikët.

8 persona në kërkim.

3 persona për veprën penale “Vjedhja”

3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”

1 person për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”

1 person për veprën penale “Vrasja me dashje”

1 person për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojë funksione publike”

1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

1 person për veprën penale “Kanosja”


Janë sekuestruar:

-lëndë/ bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,

-1 armë zjarri, 1 krehër, 35 fishekë, 3 gëzhoja, 2 karikator disk, 1 thikë

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 79 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1-  Elbasan, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.
 Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u  gjet  një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...