Tiranë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tiranë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. tirane

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit :

• Sh.E, 36 vjeç,  banues në Tapiz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros / Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve", parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...