Bulqizë,Informacion paraprak

Bulqizë,Informacion paraprak Policia-diber

Rreth orës 03:25 të datës 05.10.2017, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është paraqitur shtetasi A.D, 58 vjeç banues në Fushë-Bulqizë,  roje tek  ish parku i minierës në Qytet të Ri Bulqizë, ku ka deklaruar se:

Rreth orës 01.15, dy persona të paidentifikuar kanë prerë rrjetën rrethuese dhe janë futur brenda rrethimit të ish parkut ku me anë të një fashete kanë lidhur shtetasin e lartëpërmendur  dhe me anë të një automjeti  dyshohet të  kenë vjedhur rreth 24 copë shina galerie (që shërbejnë për transport brenda galerive të kromit) me gjatësi 6 metër secila.

Shtetasi A.D, ka deklaruar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...