Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Tetor 2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 16.2 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 283/1, 242, 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.T, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë nje shume eurosh shtetasit F.T vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.B vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh shtetases M.SH, vjeç 52, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i kërkimit

Tiranë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit :

SH.E 36 vjeç, banues në Tapiz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros / Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve", parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.A vjeç 50 banues në Bathore, pasi dyshohet se, në Kamzë, në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “SYM”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.I vjeç 68, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Q, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.V dhe K.M, vjeç 25 e 23, banues në Shkodër e Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, E.V duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Yingang”, me drejtues K.M, pa leje drejtimi, ku si pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në kryqëzimin e rrugës “Naim Frashëri” me rrugën “Sandër Prosi”, mjeti tip “Peugeot”, me drejtues të paidentifikuar, është përplasur me motorin tip “Super X”, me drejtues R.B, vjeç 26, banues në Tiranë, dhe pasagjere bashkëshorten, E.B, vjeç 28 banuese në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e motorit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e drejtuesit dhe gjetjen e mjetit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.SH, vjeç 33 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientin e nje lokali ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri dhe një pajisje elektronike, pa dokumente përkatëse. Nenet 197 dhe 180 të  Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.J, vjeç 51, banues në Shijak, pasi dyshohet se në vitin 2010, ka mashtruar shtetasin H.G, vjeç 57, banues në fshatin Guzë, Shijak, duke i marrë nje shume eurosh. Neni 143 i  Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit GJ.SH vjeç 31, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në lagjen nr 18, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “BMV”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin J.B, vjeç 19, banues në Durrës. Duke qëlluar në drejtim të J.B, është plagosur në këmbë këmbësori, shtetasi M.P, vjeç 23, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 3, 2 fishekë të pa plasur dhe mjeti, i cila u gjet në banesë, në Fushë Krujë. Nenet 78, 22, 88 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.T vjeç 46, banues në Koxhas, Shijak, pasi dyshohet se, në fshatin Borake, duke drejtuar mjetin motoçikletë tip “Lifan”, pa targë, ka dalë jashtë rruge, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i  cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe bashkëshortja T.T vjeç 44 banuese në Koxhas,e cila pasi morri mjekimet në spital u largua për në banesë. Neni 290/1 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda

Elbasan

Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Policia e Elbasanit kap dhe arreston autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor

Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Posaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E.B 31 vjeç banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë më datë 18.09.2017 në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brëndshme të tregut Agro – Ushqimor.

Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e shtetasit A.P dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)

Në vijim të veprimeve   nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.P 40 vjeç banues në Cërrik.

Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Ndaj shtetasit A.P materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejsme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ndaj shtetasit E.B, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin Y.M, vjeç 49, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Cerrik-Gramsh, në fshatin Shtëpanjë, duke drejtuar motorin tip “Kinlon” është përplasur me biçiklistin, shtetasin A.H vjeç 24, banues në fshatin Shtëpanjë, i cili është dëmtuar si dhe shtetasi F.M vjeç 26, banues në fshatin Shtëpanjë, pasagjer në motor dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda

Maliq-Korçë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Ndalohet një shtetas në kërkim për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët e Seksionit për Krimet e rënda kundër personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

T.H 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr 431 datë 08.11.2016, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 26.08.2016, në fshatin Zëmblak-Maliq, ku shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij, pas një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H, 40 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni kundër pastrimit të parave

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.K, vjeç 49 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer transaksione të ndryshme bankare, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shtetasin A.B, vjeç 17, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove  intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, shtetases D.K, vjeç 16. Neni 109/b i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.B, vjeç 53 banues në Fier, pasi shtetasja V.Q, vjeç 58, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se në lagjen “Sheq i Madh”, në biznesin pikë mermeri, i ka shitur një sasi mermeri pa faturë tatimore. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.L, vjeç 57, banues në fshatin Portëz, ish punonjës i zyrës së gjendjes civile komuna Portëz, Fier, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar dokumentacionin për përfitimin e një sipërfaqe toke. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.H, vjeç 53, banues në fshatin Drizë, Fier, pasi dyshohet se në Drizë, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin SH.K, vjeç 45 banues në Fier, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Punohet për gjetjen e armës. Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B vjeç 33 banues në fshatin Zharrëz, pasi në lagjen  “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen A.B, vjeç 33, banues në Vlorë, pasi ish-bashkëshorti E.I vjeç 53, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 16.07.2016, ka nxjerr jashtë shtetit djalin e tyre të mitur A.I, vjeç 3 duke përdorur një akt-noterial të falsifikuar dhe pa pëlqimin e tij. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.T, vjeç 43 banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.R vjeç 65 banues në Lezhë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë nje shume lekesh shtetases B.XH vjeç 57, banuese Shëngjin, Lezhë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.O, vjeç 35, banues në Nangë, Kukës, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin I.D, vjeç 30 banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, mjeti tip “Volksvagen” që drejtohej në gjendje të dehur nga A.O, është përplasur me mjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi I.D ku si pasojë është dëmtuar lehtë A.O, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër korrupsionit

Shkodër

Policia Rrugore godet një tjetër tentativë të "Mitëdhënies"

Tenton të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.

Më datë 04.10.2017 nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.C 30 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjia “Perash” tek sheshi "Isa Boletini", Shkodër, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka tentuar të korruptojë me një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.C, vjeç 52, banues në lagjen Zabel, Kukës, pasi dyshohet se në rrugën Krumë-Kukës, në vendin e quajtur “Qafë-Barak”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin XH.G, vjeç 28, banues në Krumë, ku për pasojë është dëmtuar S.C dhe pasagjeri V.M vjeç 56, banues në Kukës, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin E.P, vjeç 46 banues në Burrel, pasi dyshohet se në rrugën Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Ura e Matit”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Man”, të drejtuar nga shtetasi K.I, vjeç 33, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri, SH.B , vjeç 61 banues në Burrel, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.10.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur F.D, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.3 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, përpara derës së dyqanit të shtetases B.A, vjeç 55 banuese në Tiranë, kanë vendosur një lëndë e dyshuar plasëse e llojit eksploziv. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278/1 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 34, banues në fshatin Kllojkë, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është kostatuar rilidhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.S. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar e vdekur, shtetasja H.B, vjeç 74 banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 47, banues në Tiranë pasi dyshohet se në rrugën “Besim Imami”, ka dhunuar banesën e shtetases F.H, vjeç 44, me pretendimin se kjo pronë, i është lënë në administrim nga pronari i saj. Neni 112 i Kodit Penal.

Tiranë

Kundërshton dhe kanos me thikë punonjësit e policisë bashkiake.

Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, më datë 04.10.2017, arrestuan shtetasin :

A.LL 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake" dhe "Kanosja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 e 238 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.A, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasinA.C vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Isuf Vrioni”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në rrugën e “Kosovarëve”, shtetases G.V, vjeç 28 i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.10.2017, në rrugën “Kol Paparisto”, në Selitë, shtetasit E.R vjeç 33, i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.S, D.M dhe I.M, vjeç 19, 18 dhe 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, në ambientet e nje shkolle janë goditur me grusht me njeri-tjetrin, ku kanë pasur dëmtime të lehta. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.LL vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Durrësit”, në ambientet e jashtme të lokalit në përdorim, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në rrugën “Korabi”, aksidentalisht është djegur plotësisht mjeti tip “Fiat”, në përdorim të shtetasit E.S vjeç 28, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, tek nje pike kembimi valutor i ka vjedhur një sasi lekësh shtetasit L.B, vjeç 39 banues në Tiranë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017 , u arrestua në flagrancë shtetasi F.M vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur një matës uji, në banesën e shtetasit R.B, vjeç 38. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç 60 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, ka gërvishtur me biçikletë mjetin tip “Benz” me drejtues R.D, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.SH dhe V.SH vjeç 55 e 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Barikadave”, për shkak të detyrës, kanë kanosur me fjalë për jetën, shtetasen Zh.B. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.S dhe K.S vjeç 42 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, kanë kanosur me fjalë për jetën, komshien, DH.G vjeç 66 si dhe në mënyrë të vazhdueshme, hedhin mbeturina në ambientet e përbashkëta të pallatit. Nenet 84 e 201 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasinE.RR vjeç 27 banues në Institut, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”, ka kanosur me fjalë për jetën dhe ka ushtruar dhunë fizike, ndaj shtetasit A.S, vjeç 25 banues në Bathore. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.GJ, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, G.GJ, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.K vjeç 34, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal

Më datë 04.10.2017, punonjësi i policisë bashkiake, D.SH vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Ferit Xhajko”, një shitëse ambulante e quajtur M.N, e ka kundërshtuar gjatë ushtrimit të detyrës. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetases A.H vjeç 29, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur portofolin, me nje shume lekesh, lejen e drejtimit dhe kartën e bankës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.D, vjeç 40 banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se i vëllai, B.D, vjeç 42, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.S, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.M, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 32 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Capo”, u kap duke tentuar të vjedh motorin tip “Loncin” në pronësi të shtetasit B.T, vjeç 35, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, është autor i disa ngjarjeve të mëparshme. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç, vjeç 57 banues në Tiranë, pasi më datë 04.10.2017, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me thikë në bark, djalin, O.Ç, vjeç 26 i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.A, vjeç 44, banues në fshatin Zall-Herr, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, në fshatin Zall-Herr, në një lokal, ka kanosur me thikë për jetën, bashkëfshatarin, H.H, vjeç 56. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, e dyshuar me kushtet e armës së ftohtë pa leje. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.10.2017, shtetasi I.T, vjeç 29, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 01.10.2017, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në mjetin e punës i kanë vjedhur çantën e dokumenteve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H dhe A.C, vjeç 23 e 19 banues në Kukës. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.H, vjeç 32, pasi dyshohet se bashkëshorti, H.H, vjeç 30 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.I, vjeç 28, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes, F.I, vjeç 28, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.K. dhe M.N, vjeç 18 e 35, banues në fshatin Prezë, pasi dyshohet se në fshatin Prezë, në vendin e quajtur “Papatesh”, për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.10.2017, shtetësia G.L vjeç 24 banuese në fshatin Luz i Madh, kallëzon se më datë 03.10.2017, në lagjen Nr.3, tek një dyqan buke, në çantë i kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Në vijim  të komunikatës datë 03.10.2017, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasit G.B dhe Z.B vjeç 32 e 25, banues në fshatin Draç, Ishëm. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Ç, vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 12, u kap duke vjedhur në markat 10 kg peshk. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.J, vjeç 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, u kap duke mbushur sipërfaqen e tokës me inerte, duke i ndryshuar destinacionin. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.F, vjeç 51 banues në Durrës, pasi dyshohet se në Port, ka kundërshtuar punonjësin e  sigurisë në detyrë, shtetasin B.M vjeç 37, banues në Durrës. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, shtetasi A.SH, vjeç 59 banues në Durrës, ka hipur në shtyllën e ndriçimit të stadiumit, duke kërcënuar se do hidhej. Mbas negociatave zbriti nga shtylla dhe u shoqërua në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 04.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.S, vjeç 30, banues në Krujë. Neni 130/a i  Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin P.C, vjeç 37, banues në Nikël Krujë, pasi dyshohet se, në Nikël, u kap duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin G.C, vjeç 61, banues në Nikël, pasi dyshohet se në Nikël, u kap duke ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin I.B, vjeç 58, banues në Nikël, pasi dyshohet se, në Verjon, u kap duke ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Elbasan

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, ndalohet nga policia

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

A.S, 25 vjeç banues në Elbasan, i arrestuar më parë për “Dhunë në familje”

Ndalimi i tij, u bë pasi në banesë më datë 03.10.2017, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe banuese në Elbasan për të cilën është plotësuar urdhër – mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.B, vjeç 19 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Skenderbej”, ka plagosur lehtë dhe i ka thyer telefonin shtetasit E.D, vjeç 24, banues në Elbasan. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin  D.ZH, vjeç 29, banues në lagjen “Haxhias”, pasi dyshohet se, në lagjen “5 Maj”, ka dëmtuar derën e oborrit të objektit të nje shoqate. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.P vjeç  56, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi B.P, vjeç 56 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen R.K vjeç 31, banuese në fshatin Dragostunjë, pasi dyshohet se në fshatin Dragostunjë, ka bllokuar rrugën e përbashkët me shtetasen Z.B, vjeç 57, banuese në këtë fshat, duke pretenduar se ka tokën e saj. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në Përrenjas, ka rënë zjarr në mjetin tip “Hundai”, në pronësi të shtetasit K.B, vjeç 21, banues në fshatin Qukës, ku është djegur pjesërisht në pjesën e motorit. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Në datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 37, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, pasi dyshohet se ka shqetësuar e përndjekur në vazhdimësi shtetasen A.S vjeç 29. Neni 121/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M, vjeç 31, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në lagjen “Sporti”, tek ish parku, ka goditur me grusht e sende të forta, shtetasin J.V, vjeç 35 banues në  Cërrik, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.10.2017, nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Qafa e Martës”, Vithkuq, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën rreth 10 m³ lëndë drusore si dhe 3 mjete transportit të fshehura, pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autore. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më date 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.K, vjeç 46, pasi dyshohet se e kunata, shtetasja R.K, vjeç 34, ka ushtruar dhunë  psikologjike dhe fizike  ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit S.M dhe S.T, vjeç 14 e 14, banues në Bilishtit e Bitinckë, pasi dyshohet se në Bilishtit, kanë vjedhur banesën e shtetasit I.Ç, vjeç 79, ku i kanë marrë 1 telefon i markës Iphone, 2 varëse floriri dhe 12.000 lek, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 134/2 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.P vjeç 49 pasi dyshohet se bashkëshorti, E.P vjeç 53, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.P, vjeç 53, pasi dyshohet se i biri, shtetasi L.P vjeç 23 ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen V.Ç, vjeç 61 banuese në Pogradec, pasi dyshohet se, në lagjen 3, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.  Neni 236/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit I.D dhe I.K, vjeç 35 e 56, banues në  Lapardha Berat, pasi dyshohet se në Lapardha, I.D ka goditur me grusht dhe sende të forta I.K ndërsa ky i fundit, në  Lapardha, ka kanosur me thikë në banesë, shtetasin K.T, vjeç 41, banues në  Lapardha. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, shtetasi K.P, vjeç 54, banues Berat, kallëzon se në  lagjen “Çlirim”, në banesë, i kanë vjedhur disa vegla pune dhe dy biçikleta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.D, vjeç 71 banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se në banesë, djali E.D, vjeç 49, banues në Kuçovë, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Kuçovë

Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:

Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se:

Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 04.10.2017, shtetasi K.K vjeç 37, banues në  Poliçan, kallëzon se më datë 30.09.2017, në Poliçan, i kanë vjedhur në kasollen afër banesës 1 dash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në Qafën e  Gjarpërit, midis fshatit Grevë dhe Postenë, Njësia Administrative Gjerbës Skrapar, në pronë publike, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën të mbjella 3 bimë narkotike Cannabis Sativa, dhe 7 bimë narkotike të thara, që u asgjësuan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.Y, vjeç 28, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti, B.Y vjeç 35 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.10.2017, në Spitalin Rajonal Fier, është çuar e vdekur nga familjarët shtetasja XH.T, vjeç 54 banuese në fshatin Bashkim. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.Ç, vjeç 46 banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “Gafurr Muço”, me vetëgjyqësi i ka marrë një motomjet tip “Gyrmat”, pa targë, shtetasit B.Ç, vjeç 73 banues në Lushnjë. Neni 277 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së datës 26.09.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 04.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.I vjeç 24, banues në fshatin Fiershegan. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në lagjen “Kadri Qystri”, shtetasi R.K, vjeç 23, banues në fshatin Kashar, duke udhëtuar me biçikletë, aksidentalisht ka rënë, është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit  E.S, vjeç 37, banues në Lushnjë,  pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin SH.T vjeç 53 banues në Lushnjë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Divjakë

Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 krehëra dhe 100 copë fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.T 34 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.P, 32 vjeçe, banuese në Divjakë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 2 krehera dhe 100 copë fishekë. 

Materialet hetimore e proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit" parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të zakonshëm të mbrojtjes për shtetasen V.LL, vjeç 21 pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.P vjeç 21, banues në Përmet, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin e mitur R.G, vjeç 16, pasi dyshohet se më datë 23.09.2017, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur nje shume eurosh shtetasit H.M, vjeç 16. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.10.2017, gjatë natës, në fshatin Dukat, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit A.M vjeç 44, banues në Dukat Fushë, ku kanë shkatërruar matësin e energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 150, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasin F.H vjeç 31 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, lagjen ”15 Tetori“, ka kanosur me fjalë, shtetasin K.H vjeç 22, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B, vjeç 62, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, në banesën e babait, shtetasit K.B, vjeç 62, ka vjedhur disa sende shtëpiake dhe një aparat celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, shtetasi M.B, vjeç 55 banues në Himarë, kallëzon se në vendin e quajtur “Kastani”, Himarë, ka konstatuar se para disa javësh, i janë djegur 40 pemë frutor. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.T, vjeç 30, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Transballkanike”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Lançia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në lagjen “24 Maji”, shtetasit Z.Z, vjeç 54, i kanë dëmtuar bravën e derës kryesore të banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.SH, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 28.09.2017, në Dhërmi, u konstatua se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 28.09.2017, gjatë natës, në fshatin Lukovë, është vjedhur nje lokal pronë e shtetasit S.GJ, vjeç 36 banues në Lukovë,  ku kanë marrë pajisje të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.N, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, në lagjen nr. 1, në pallatin e ndërtuar prej tij, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar 3 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, në fshatin Markat, është djegur banesa e shtetasit D.M, vjeç 34, ku janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, shtetasi GJ.D, vjeç 34, banues në fshatin Kopaçes, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja S.D vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N.J, vjeç 44 banues në fshatin “Asim Zeneli”, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ka goditur me grushte shtetasin A.T, vjeç 52 banues në fshatin Valare, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Nenet  90 dhe 242 të  Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.B, vjeç 43, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, në ambientet e spitalit Gjirokastër, ka goditur me grusht shtetasin D.L, vjeç 49, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.Ç, vjeç 19, pasi dyshohet se nëna shtetasja B.ZH vjeç 37 banuese në Gjirokastër, më datë 02.10.2017, në ambientet e nje lokali ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 04.10.2017, në fshatin Llongo, në oborrin e banesës së tij, duke kryer rregullimin e ndriçimit të jashtëm  ka rënë nga shtylla  dhe si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi V.B, vjeç 75 banues në Llongo.  Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 03.10.2017, në fshatin Krahës 2, është djegur banesa e pabanueshme e shtetasit B.M, vjeç 48, emigrant në Greqi. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka ardhur nga një kasolle pranë banesës, ku po nxirrej raki. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.  

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasit A.M, J.S dhe D.M, vjeç 62, 45 dhe 34, banues në Përmet, pasi dyshohet se në Përmet, në mënyrë të përsëritur, kanë kanosur me fjalë shtetasin J.ZH, vjeç 41  banues në fshatin Bodar. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.10.2017, gjatë natës, në Ishull Shëngjin, në shitoren e Re, është vjedhur, një kabull elektrik i tensionit ulët, me një gjatësi 350 ml. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit B.L dhe P.M, vjeç 46 e 56, banues në fshatin Balldre i Ri, pasi dyshohet se në fshatin Balldre, në një lokal, kanë, goditur me grusht njeri-tjetrin. Neni 89 e 90/1 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në lagjen “11 Janari”, është djegur mjeti tip “Volksvagen” “Tuareg” në pronësi të shtetasit T.P, vjeç 50, banues në Lezhë. Nga veprimet e kryera, rezulton se ky mjet është spërkatur me lëndë djegëse dhe i është vënë flaka. Me cilësinë e provës materiale janë marrë pamjet filmike dhe një bidon plastik 4 litërsh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin A.SH, vjeç 17, pasi dyshohet se në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen “Beslidhja”, gjatë konfliktit midis shtetasve V.Q, A.N, A.B dhe A.T vjeç 17, 19, 16 e 16, banues në Ishull, Torovicë, Lezhë e Rrilë, A.SH, ka goditur me një mjet të fortë shtetasin A.T, i cili ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në Qendrën e Traumave Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasen E.C, vjeç 31 banuese në Lezhë, pasi dyshohet se tek parkimi i nje servisi në Ishull Lezhë, në pronësi të bashkëshortit L.C, vjeç 35, banues në Shenkollë, i ka thyer me mjete të forta xhamin e pasmë të mjetit tip “Volksvagen”. L.C, iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja E.C ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.  Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.SH, vjeç 49, banues në Laç, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, po kryente punime pa leje në rrjetin e ujësjellësit që dërgonte ujin në banesë. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 03.10.2017, në lagje Nr.2, në banesë, shtetasja E.GJ,  vjeç 18, banuese në Laç, ka pirë ilaç rrobash, e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin E.M vjeç 33, banues në fshatin Gurëz, pasi dyshohet se, në Fushe-Kuqe, në pronën e tij, u kap duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017 tek mbikalimi i Mamurrasit, në superstradë janë vjedhur dy panelet e automatëve të tensionit të ulët në dy kabinat elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.10.2017, në fshatin Pecaj, në vendin e quajtur Bjeshkët e Nicajve, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan disa bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.GJ vjeç 50 banues në Mnel, pasi dyshohet se në Mnelë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 03.10.2017, që bënë fjalë për largimin nga banesa të të miturit K.P, më datë 04.10.2017, u gjet në afërsi të Hecit-it të këtij fshati dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M vjeç 46 banues në Durrës, pasi dyshohet se në PKK Rinas, u kap me një vule greke të falsifikuar me të cilën pretendon se ka kaluar kufirin shtetëror nga SPKM Kapshticë më datë 26.06.2017. Nenet 190 dhe 297 të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  S.K, vjeç 37, banues në Shijak, kthyer deportiv nga Italia, pasi më datë 06.09.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, në afërsi të P.K.K Morinë. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 04.10.2017, në hyrje të Portit Durrës, u kap shtetasi F.I, vjeç 24, banues në Fier Shegan, Lushnjë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Neni 199/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 04.10.2017, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, shërbimet kufirit, kanë kapur 2 shtetas, 1 algjerian dhe 1 egjiptian, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 04.10.2017, në hyrje te SPKM Kakavijë, u kap shtetasi J.S, vjeç 33, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë  04.10.2017 u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Sh.V, vjeç 47, banues Grudë, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017, ka dale nga SPKM Hani Hotit së bashku me djalin e tij, të mitur S.V, vjeç 15, të cilin e ka braktisur në Tuz të Malit të Zi. Neni 124 i Kodit Penal. 

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 04.10.2017, në P.K.K. Morinë, u kap shtetasi TH.B, vjeç 54 banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”,e kryer në bashkëpunim. Nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...