Durrës, Finalizohet me sukses operacioni I koduar"Smoking"

Durrës. Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një rast informaliteti. 05paketa

Finalizohet me sukses operacioni I koduar"Smoking".

Sekuestrohen paketa cigaresh dhe mallra ushqimorë pa pullë dhe faturë tatimore.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smoking".

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• B.L 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.

Në lagjen Nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore;

• mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.

I arrestuari ka qenë I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Tregtimi dhe transporti I mallrave që janë kontrabandë" dhe " Fshehja e të ardhurave" parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.

05paketa.jpg1

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...