Durrë, Finalizohet me sukses një operacion I dytë I koduar" Phones& Jewellery".

Durrës. Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një tjetër rast informaliteti ditën e sotme.06dr

Finalizohet me sukses një operacion I dytë I koduar" Phones& Jewellery".

Sekuestrohen telefona celularë dhe bizhuteri të ndryshme.

Procedohen penalisht pesë shtetas.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast informaliteti ditën e sotme duke finalizuar me sukses operacionin e koduar" Phones & Jewellery".

Procedohen penalisht pesë shtetas:

•Gj.M. 38 vjeç,  banues në Durrës;
•E.E. 32 vjeç,  banues në Durrës;
•L.Rr. 48 vjeç,  banues në Durrës;
•B.G. 45 vjeç, banues në Durrës;
•E.S. 31 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të
disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin" Pranvera" shtetasve Gj.M.  E.E. L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion përkatës.

Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri( varëse dhe unaza floriri) pa dokumentacion përkatës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 90 telefona celularë të markave të ndryshme;
• 150 aksesorë telefonash celularë;
• 130 bizhuteri si:varëse,  unaza dhe ora dore.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• " Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe" Fshehja e të ardhurave " në ngarkim të shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr dhe E.S. parashikuar në nenet 178/1 dhe 180 të Kodit Penal.

• Tregtim produktesh të falsifikuara"  dhe" Fshehja e të ardhurave" në ngarkim të shtetasit B.G. parashikuar në nenet 149/a  dhe 180 të Kodit Penal.

06dr2

06dr3

06dr4

 

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...