Fier, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "STAN"

Fier, Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier finalizon një tjetër operacion antidrogë. (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)06stan

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "STAN".

Sekuestrohen 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike, babai dhe dy djemtë e tij.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundu finalizimi i operacionit të koduar "STAN” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.M.S., 58 vjeç.
2P.S., 30 vjeç.
3.A.S., 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit M.S, P.S dhe A.S posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

06stan1

06stan2

06stan3

06stan4

06stan5

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...