Shkodër, Operacion antidroge me metoda speciale të hetimit i koduar "Pedonalja"

Shkodër, Operacion antidroge me metoda speciale të hetimit i koduar "Pedonalja" (për video kliko mbi link)06pedonalja

Arrestohet në flagrancë  nga policia një shpërndarës Kokaine.

Sekuestrohen 118 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë

Me datë 05.10.2017 nga strukturat e Seksionit kundër narkotikeve të D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër si rezultat i operacionit ku janë përdorur metoda speciale të hetimit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

B.H., 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër.

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale” në  lagjen "Vasil Shanto", gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu  gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lendës narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe  9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

06pedonalja1

06pedonalja2

06pedonalja3

06pedonalja4

06pedonalja5

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...