POGRADEC, Policia arreston ne flagrancë një shtetas, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

POGRADEC, Policia arreston ne flagrancë një shtetas, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike. 06korce

(për video kliko mbi link)

Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, pasi në banesë, iu gjetën  e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

·   Th.P., 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale :

-   Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Gjithashtu në vijim të këtij rasti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij konkretisht shtetasit :

·  A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan

-  Katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

06korce1

06korce2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...