Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 06 tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 7 persona për Narkotikët.

4 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Vjedhja”

2 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

5 persona për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

1 person për veprën penale “Deklarata të rreme përpara Prokurorit”

1 person për veprën penale “Kontrabanda”

1 person për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”


Janë sekuestruar:

-73 kg e lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,
- 119 diza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë

-7 armë zjarri, 1 krehër, 8 fishekë, 3 granata, 1 thikë, 2 doreza metalike.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 61 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme:


1-Durrës, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Smoking".

Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një rast informaliteti.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Smoking".

Sekuestrohen paketa cigaresh dhe mallra ushqimorë pa pullë dhe faturë tatimore. Arrestohet në flagrancë një shtetas.

2- Shkodër, Operacion antidroge me metoda speciale të hetimit i koduar "Pedonalja"

Arrestohet në flagrancë  nga policia një shpërndarës Kokaine.

Sekuestrohen 118 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë


3- Fier, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "STAN"

Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier finalizon një tjetër operacion antidrogë.

Sekuestrohen 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike, babai dhe dy djemtë e tij.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...