Dibër, Kapet dhe arrestohet një 20-vjeçar, i dyshuar si shpërndarës i lëndëve narkotike në lokale dhe në ambjentet e jashtme të shkollave.

Dibër, Kapet dhe arrestohet një 20-vjeçar, i dyshuar si shpërndarës i lëndëve narkotike në lokale dhe në ambjentet e jashtme të shkollave. 06diber

Në momentin e arrestimit në një qendër interneti pronë e tij, është sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Arrestohet në flagrancë shtetasi :

A.C, 20 vjeç, banues në Peshkopi.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në lokale, ambjentet e jashtme të shkollave,  apo në qendrën e internetit pronë e tij, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit, efektivët e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e internetit në pronësi të tij  gjetën  dhe sekuestruan  një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva, që dyshohet se j'ua shiste në doza të vogla klientëve të tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u  arrestua në flagrancë  shtetasi i lartëpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”  parashikuar nga neni 283/1,  i Kodit Penal.


Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...