Lezhë, Finalizohet operacioni i koduar " One Year "

Lezhë, Finalizohet operacioni i koduar " One Year " (për video kliko mbi link)  06oneyear

Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin  Mali i  Jushit në  Shkodër

Me datë 06.10.2017, strukturat  e Sektorit për  Krimet e Rënda të   Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " One Year  "

Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :

- L.M. , 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë

- K.M. , 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë

Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të  vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016,  në fshatin  Mali i Jushit në Shkodër .

Për këta shtetas,  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale " Vrasje me paramendim  " kryer në bashkëpunim ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të  Kodit Penal.

Për  kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

06oneyear1

06oneyear.JPG2

06oneyear.JPG3

06oneyear.JPG4

06oneyear.JPG5

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...