Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Tetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.SH, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi në Kamzë, në rrugën “Dubaj”, gjatë kontrollit fizik dhe banesë, ju gjetën dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa si dhe 1 dozë Kokainë dhe një shumë lekësh. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 42 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nga verifikimet e kryera rezulton se ka trafikuar duke ndërhyrë fizikisht në numrin e shasisë të motorit tip “Yamaha”. Nenet 141/a e 190 të Kodit Penal. 

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Ç, vjeç 30, banues në Laç, pasi dyshohet se  nga verifikimet e kryera rezulton se ka trafikuar duke ndërhyrë fizikisht në numrin e shasisë të mjetit tip “BMV”. Nenet 114/a e 190 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.GJ, vjeç 34, banues në Durrës, pasi në  PKK Rinas, gjatë kontrollit, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 krehër pistolete tip “TT”, model 54, me 8 fishekë. Neni 278/5 i Kodit Penal.

Seksioni i kërkimit
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 05.10.2017, u ndalua shtetësia në kërkim M.T vjeç 48, banuese në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.A, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, duke drejtuar motorin triçikël me pasagjere bashkëshorten I.A, vjeç 41, dhe fëmijën e mitur L.A, 6 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues E.F, vjeç 21, banues në Tiranë, ku është dëmtuar I.A, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 0510.2017, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e IEVP, Fushë Krujë, në katin e parë të godinës B, në një qese plasmani, u gjet  dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 11.5 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 283/1 dhe 324/a i  Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Durrës
Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një tjetër rast informaliteti ditën e sotme.
Finalizohet me sukses një operacion i dytë  koduar " Phones& Jewellery".
Sekuestrohen telefona celularë dhe bizhuteri të ndryshme.
Procedohen penalisht pesë shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast informaliteti ditën e sotme duke finalizuar me sukses operacionin e koduar" Phones & Jewellery".
Procedohen penalisht pesë shtetas:
•Gj.M. 38 vjeç,  banues në Durrës;
•E.E. 32 vjeç,  banues në Durrës;
•L.Rr. 48 vjeç,  banues në Durrës;
•B.G. 45 vjeç, banues në Durrës;
•E.S. 31 vjeç, banues në Durrës.
Në bazë të informacioneve të
disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin" Pranvera" shtetasve Gj.M.  E.E. L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion përkatës.
Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri( varëse dhe unaza floriri) pa dokumentacion përkatës.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 90 telefona celularë të markave të ndryshme;
• 150 aksesorë telefonash celularë;
• 130 bizhuteri si:varëse,  unaza dhe ora dore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• " Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe" Fshehja e të ardhurave " në ngarkim të shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr dhe E.S. parashikuar në nenet 178/1 dhe 180 të Kodit Penal.
• Tregtim produktesh të falsifikuara"  dhe" Fshehja e të ardhurave" në ngarkim të shtetasit B.G. parashikuar në nenet 149/a  dhe 180 të Kodit Penal.

Durrës
Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një rast informaliteti.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Smoking".
Sekuestrohen paketa cigaresh dhe mallra ushqimorë pa pullë dhe faturë tatimore.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit  kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smoking".
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
B.L 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Në bazë të informacioneve të
disponuara nga Strukturat Policore u kap  duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.
Në lagjen  Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 1 300 pako cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore;
• mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.
I arrestuari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë" dhe " Fshehja e të ardhurave" parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit XH.M dhe G.A, vjeç 29 e 59, banues në Tiranë e Durrës, pasi dyshohet se  në Sukth, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, dhe pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dajang”, janë përplasur, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës G.A, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Fier
Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier finalizon një tjetër operacion antidrogë.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "STAN".
Sekuestrohen 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike, babai dhe dy djemtë e tij.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar "STAN” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.M.S 58 vjeç.
2.P.S 30 vjeç.
3.A.S 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.
Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit M.S, P.S dhe A.S posedonin sasi lënde narkotike dhe po përgatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po përgatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N,  21, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi në PKK Kakavijë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12.2 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 05.10.2017, u ndalua shtetësia M.GJ, vjeç 22, banuese në Prosek, Mirditë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Operacion antidroge  me metoda speciale të hetimit i koduar "Pedonalja".
Arrestohet në flagrancë  nga policia një shpërndarës Kokaine.
Sekuestrohen 118 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë
Me datë 05.10.2017 nga strukturat e Seksionit kundër narkotikeve të D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër si rezultat i operacionit ku janë përdorur metoda speciale të hetimit, u arrestua në flagrancë shtetasi:
B.H 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale” në  lagjen  "Vasil Shanto",  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu  gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lendës narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe  9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K vjeç 43 banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Ura Thive”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje motoçiklistin shtetasin GJ.H vjeç 56, banues në Shkodër. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Dibër
Kapet dhe arrestohet një 20-vjeçar, i dyshuar si shpërndarës i lëndëve narkotike në lokale dhe në ambjentet e jashtme të shkollave.
Në momentin e arrestimit në një qendër interneti pronë e tij, është sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Arrestohet në flagrancë shtetasi :
A.C 20 vjeç, banues në Peshkopi.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në lokale, ambjentet e jashtme të shkollave,  apo në qendrën e internetit pronë e tij, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin për kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i operacionit, efektivët e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e internetit në pronësi të tij  gjetën  dhe sekuestruan  një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva, që dyshohet se j'ua shiste në doza të vogla klientëve të tij.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u  arrestua në flagrancë  shtetasi i lartëpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”  parashikuar nga neni 283/1,  i Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 42, banues në fshatin Mullet, pasi dyshohet se në Mullet, tek kapanoni i tij, po ndërtonte një mur pa leje. Punohet për kapjen e D.B. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.V, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 04.10.2017, në rrugën e “Kavajës”, me vetëgjyqësi, ka ndërruar fishekun e bravës së qepenit të dyqanit, që i ka dhënë me qera shtetases L.L, vjeç 57 banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në rrugën “Pandeli Cale”, shtetasit S.C, vjeç 33, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.V vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Besim Imami”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
.
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.SH, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Sulejman Delvina”, ka goditur me grusht shtetasin O.K, vjeç 22 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.M, vjeç 48 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në vitin 2013, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë nje shume lekesh, shtetases V.T, vjeç 59, banuese në Tiranë. Neni 143/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen SH.B vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hamit Shijaku”, ka goditur me grusht shtetasen P.D vjeç 65 banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.A, H.H dhe D.Y, vjeç 34, 26 e 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kanë kanosur dhe goditur me grusht njeri- tjetrin. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, në rrugën “Islam Alla”, në dyqanin e saj, shtetases M.C, vjeç 56, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur çantën, me një shumë parash dhe disa dokumente. Nga veprimet e kryera, u gjetën e sekuestruan çanta dhe dokumentet, ndërsa paratë ishin marrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.20017, në rrugën “Panorama”, në ashensorin e pallatit ku banon, shtetasit B.RR, vjeç 33, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 2 telefona celular të markës “Samsung”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.D, F.M e F.Y, vjeç 25, 24 e 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 04.10.2017, në rrugën “Myslym Keta”, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin, ku K.D dhe F.Y, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.L, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi B.GJ, vjeç 47, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.L, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në Qesarakë, në banesë, ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi B.GJ, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëjetueses M.L, vjeç 28, banuese në Tiranë, të cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, te Medreseja, shtetasit A.K, vjeç 26 banues në Tiranë, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Golf”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.J, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Aleksandër Moisiu“, në mjetin tip “BMV”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjuetie regjistruar në emër të babait të tij. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.10.2017, shtetasi M.H, vjeç 55 banues në fshatin Kasallë, kallëzon se më datë 03.10.2017, i është larguar nga banesa vajza, shtetësia E.F vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ vjeç 25 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.LL , vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi L.R, vjeçe 26, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në  spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, drejtuesi i mjetit “Smart”, A.GJ, ka arritur të largohet dhe pas 10 minutash në vendin e ngjarjes është paraqitur me pretendimin se i kanë vjedhur mjetin. Nenet 272, 273, 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A.R, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  babai XH.R, vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2017, ka vdekur shtetasi H.ZH, vjeç 59 banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rexhep Shaba“, në Kodër Yzberisht, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dorezë metalike, e dyshuar me kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.M, vjeç 32, banues në Yrshek, pasi te Ura e Yzberishtit, në mjetin tip “Ford”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dorezë metalike, e dyshuar me kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.10.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.T, vjeç 45, pasi dyshohet se  bashkëshorti F.T vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.Q, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  gjatë natës, në lagjen nr. 2 ka vjedhur 2 navigatorë në mjetet e parkuara tip “Benz” të shtetasve B.C e D.A vjeç 29 e 30 banues në Kavajë. Punohet për kapjen e A.Q. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.M, vjeç 60, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, në vendin e quajtur “Pompat”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen XH.K, vjeç 66, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  me vetëgjyqësi, ish bashkëshortit, B.Z, vjeç 67 banues në Durrës, i ka marrë disa sende shtëpiake,  me pretendimin se janë të sajat. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u ndalua shtetasi E.V, vjeç 22, banues në Shënavlash, pasi dyshohet se  gjatë natës në lagjen nr. 13, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit L.H vjeç 72, banues në Tiranë, ku ka marrë 1 laptop, 1 celular dhe nje shume lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u plotësua kërkesë-padia,për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme,  për shtetasen M.N, vjeç 48 banues në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.N, vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.D, vjeç 17,  banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 14, në mjetin tip “Volksvagen”, ju  gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 thikë me  bisht metalik, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 0510.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit P.D vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me mjete të forta kunatin dhe vjehrrin e motrës shtetasit I.D dhe I.D, vjeç 31 e 72.Neni 130/ i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.10.2017, në fshatin Rinas, në banesë, është vetëhelmuar me  medikamente mjekësore shtetësia F.Q, vjeç 24 e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit L.S, E.X dhe F.K, vjeç 24, 28, 28, banues në Krujë, pasi dyshohet se në Krujë, kanë goditur me grusht shtetasit A.D dhe S.D, vjeç 23 e 30, banues në Krujë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 0510.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.S, vjeç 53 banues në Nikël, pasi dyshohet se në Rinas, ka goditur me sende të forta shtetasin SH.D, vjeç 59 banues në Prezë, Tiranë. Neni 89 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.10.2017, u ndalua shtetasi D.M, vjeç 24, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Neni 305/b  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Në vijim të komunikatës datë 29.09.2017, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit O.K, vjeç 23, banues në fshatin Gostimë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.Ç, vjeç 28, banues në Gramsh, pasi dyshohet se  në lagjen “Holta”, u kap duke transportuar 2 m3 lëndë drusore me mjetin tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 05.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.T,  vjeç 46 banues në Pogradec, pasi dyshohet se  më datë 03.10.2017, në fshatin Zvirinë në lokal, ka goditur me grusht shtetasin G.M, vjeç 59, banues në Zvirinë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më date 05.10.2017, gjatë natës, në Maliq, është vjedhur kabina elektrike ku kanë marrë 30 m. linear kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 04.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetaset G.K dhe A.C, vjeç 36 e 60,  pasi dyshohet se  bashkëshorti dhe dhëndri A.K,  vjeç 45 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen E.B vjeç 38 banues në fshatin Shuec, pasi dyshohet se  prej tre ditësh, ka braktisur fëmijën e mitur 30 muajsh dhe ka shkuar në Greqi. Punohet për kapjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin R.K, vjeç 32, banues në Pogradec, pasi dyshohet se  në fshatin Lin, ka ndryshuar destinacionin e tokës bujqësore, duke e  kthyer në rrugë kalimi. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.F, vjeç 28 banues në Pogradec, pasi në lagjen 4,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Glera” dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi TH.P dhe u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.P vjeç 36 e 72, banues në Çërravë, pasi në  Çërravë, TH.P në lokalin e tij, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale  një masë tritoli artizanal dhe 2 granata dore pa leje, ndërsa A.P në banesë ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 armë gjuetie  pa leje. Nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë, 05.10.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.K vjeç 62, banues në Leskovik, pasi dyshohet se  më datë 04.10.2017, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 13 vjeç. Neni 121/a,  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.D, vjeç 28, banues në  në Berat, pasi dyshohet se, ka shkuar tek pika e grumbullimit të plehrave për të asgjësuar disa dokumente me zjarr, ka shkaktuar ndotjen e ambientit. Neni 201/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Seksionit për të Mitur, Vlorë, ”Për vlerësim juridik”, për shtetasit I.S, A.H dhe F.T, vjeç 20, 19  e  16  pasi dyshohet se  më datë 04.10.2017,  në Pëllumbas, janë futur pa leje në banesën e shtetasit E.H, vjeç 16.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.M, vjeç 40, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se  gjatë natës, në Çorovodë, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit V.L, vjeç 15. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 33,  banues në fshatin Zharrëz, me leje drejtimi, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen R.C, vjeç 26, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se  në Gusht, është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijët. Punohet për kapjen e R.C.Neni 124 i  Kodit Penal. 

Lushnje
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, policia e Lushnjes evidenton një tjetër rast.
Asgjesohen 32 bimë Cannabis Sativa dhe sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Ndalohet nga policia një prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:
1.T.B 50 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
2. S.B, 24 vjeç (djali i shtetasit T.B).
Gjatë kontrollit nga Efektivët e Policisë, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat, u gjetën të mbjella 32 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe rreth 5 kg lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa në proçes tharje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga Nenet 283/2, 284/2 të Kodit Penal.
Më datë  05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin T.B, vjeç 61, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se  më datë 05.10.2017, ka goditur me grusht shtetasen Q.L, vjeç 57, banues në Lushnjë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin T.L, vjeç 71, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se  ka goditur me grusht, kunatën T.L, vjeç 76, banues Lushnjë. Neni 130/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 15.0892017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A, vjeç 21,  banues në fshatin Bregas Divjakë, pasi në Divjakë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.10.2017, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në garazhin e një pallati të ri në pronësi të shtetasit A.H vjeç 61, banues në Vlorë. Janë djegur disa sende e orendi jashtë funksionit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.05.2017 që bënë fjalë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, më datë 05.10.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasin P.Ç, vjeç 55 banues në fshatin Lapardha. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.ZH vjeç 49, banues në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se  gjatë natës, në Llakatund, u kap duke vjedhur një sasi bazë ushqimore jonxhë, të shtetasit Z.H, vjeç 65,  banues në Llakatund dhe e ka kanosur që të mos e denoncojë në polici. Nenet 134, 22 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.R, vjeç 58, banues në fshatin Zvërnec, pasi dyshohet se  më datë 03.10.2017, në Zvërnec, ka goditur me sende të forta, shtetasin DH.D, vjeç 80 banues në Zvërnec. Neni 89 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 04.10.2017,  në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e  Zvërnecit gjendet një shtetas pa jetë.
Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar  se :
Në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë shtetasi A.J., 50 vjeç.
 Dyshohet se shtetasi të jetë vetëhëlmuar.
Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të kësaj ngjarje.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin GJ.C, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  në lagjen “Pavarësia”, ka kanosur shtetasin V.K, vjeç 86, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, gjatë natës, në lagjen”Kushtrimi”, në oborrin  e banesës, shtetasit P.H, vjeç 59, i kanë vjedhur pompën e ujit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.N vjeç 55, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  me anë të mashtrimit, ka regjistruar për legalizim në emrin e tij, një ndërtesë të blerë në vitin 1996, me kontribut të përbashkët me vëllain, A.N vjeç 52. Neni 143 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 23.09.2017, që bënë fjalë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”, më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.B vjeç 29, banues në Vlorë. Nenet 121/a dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2017, gjatë natës në Gjipe, Himarë, shtetasit Gjerman M.K, vjeç 29, banues në Gjermani, i kanë vjedhur 2 biçikleta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.A, vjeç 33, banues në Vlorë pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës F.A vjeç 56, banuese në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetases N.K, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, ka kanosur me fjalë, shtetasen M.XH, vjeç 62. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.10.2017, në lagjen Nr. 3, në kurorën e qytetit, Sarandë, në sipërfaqe toke pa pronar, është konstatuar një objekt, me material ndërtimi pa dyer dhe dritare dhe pa mbulesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 25 banues në Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A vjeç 29, banues në Sarandë, pasi dyshohet se  gjatë natës, në lagjen nr. 4, në lokalin e shtetasit G.T, vjeç 40, kanë vjedhur 1 televizor plazma. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin DH.K vjeç 47 banues në Sarandë, pasi dyshohet se  në fshatin Dervician, ka shkruar me sprajt në dy kolonat e pallatit të kulturës dhe në lapidarin e fshatit tre simbole naziste dhe është larguar me mjetin tip “Suzuki”.Punohet për kapjen e DH.K. Neni 265 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N.XH vjeç 42, banues në Berlin, Gjermani, pasi dyshohet se  më datë 04.10.2017, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.M, vjeç 28, banues në Përmet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Neni 301 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.10.2017, gjatë natës, në fshatin Gajush është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit P.P, emigrant në Itali, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.10.2017, gjatë natës, në fshatin Adriatik, është vjedhur banesa e shtetasit Z.C, vjeç 73 banues Adriatik, ku kane marrë 1 televizion plazmë, 2 telefona të markës “Nokia” dhe “Samsung” dhe 1 pompe uji. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.GJ, vjeç 35, banues ne Barbullojë, Lezhë, pasi dyshohet se më datë 05.10.2017, shtetasja Z.GJ vjeç 31, banuese ne Rrëshen Mirditë, kallëzon se bashkëshorti N.GJ, me të cilin është në proces divorci, i ka marre fëmijën A.GJ, 3 vjeç, pa dëshirën e saj. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.H vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  nuk e ka lejuar të hyjë në tokën e tij, shtetasin A.Z  vjeç 60, banues në Shkodër, të cilën e ka me certifikatë pronësie dhe me vendim gjykate. Nenet 277 e 321 të Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 39 banues në Shkodër, me detyrë punonjës i policisë bashkiake Shkodër, pasi dyshohet se  në lagjen “Guerile”, për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 238 i  Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.D vjeç 31, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në Bardhaj, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, është përplasur me një mur anësor të rrugës, është dëmtuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.  Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.10.2017, në fshatin Vukel, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia M.Gj, vjeç 17, e cila pas mjekimit në spital, është kthyer në banesë pa probleme për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit kosovar M.H, banues në Kosovë, pasi dyshohet se  në fshatin Çajë, i ka vjedhur një kalë shtetasit T.M, vjeç 52 banues në Çajë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.LL, vjeç 48, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në Peshkopi, në lagjen “Gjok Doçi”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 03.10.2017, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 05.10.2017, shtetasi S.M, vjeç 44, banues në fshatin Staravec, ka deklaruar se 2  krerë bagëti të imta, i ka gjetur të ngordhura, 2 km larg banesës, në pyll. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 03:25 të datës 05.10.2017, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është paraqitur shtetasi A.D, 58 vjeç banues në Fushë-Bulqizë,  roje tek  ish parku i minierës në Qytet të Ri Bulqizë, ku ka deklauar se :
Rreth orës 01.15, dy persona të paidentifikuar kanë prerë rrjetën rrethuese dhe janë futur brenda rrethimit të ish parkut ku me anë të një fashete kanë lidhur shtetasin e lartëpërmendur  dhe me anë të një automjeti  dyshohet të  kenë vjedhur rreth 24 copë shina galerie (që shërbejnë për transport brenda galerive të kromit) me gjatësi 6 metër secila.
Shtetasi A.D, ka deklaruar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.GJ, vjeç 34, banues në Durrës, pasi në  PKK Rinas, gjatë kontrollit, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 krehër pistolete tip “TT”, model 54, me 8 fishekë. Neni 278/5 i Kodit Penal.  

Më datë 05.10.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Italia, shtetasi në kërkim ndërkombëtar N.D vjeç 31, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për  veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Nenet 88 dhe 25 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 05.10.2017, në SPKM Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim D.M vjeç 24, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Neni 305/b i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.P, vjeç 42, banues në Romë, Itali, pasi dyshohet se në P K K Port, u bllokua mjeti tip “Kia” që kishte në përdorim, pasi rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.F, vjeç 27, banues në fshatin Ngraçan, Mallakastër, depërtuar nga autoritetet në PKK Qafë Botë, pasi dyshohet se  më datë 02.10.2017, në afërsi të P KK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.10.2017, në afërsi të “Urës së Viroit”, u kapën 3 shtetas libianë, emigrant të parregullt. U proceduan me urdhra largimi vullnetar.








 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...