Lushnje, Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, policia e Lushnjes evidenton një tjetër rast.

Lushnje, Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, policia e Lushnjes evidenton një tjetër rast. 06fier

Asgjësohen disa bimë Cannabis Sativa dhe sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ndalohet nga policia një prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

1.T.B., 50 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

2. S.B, 24 vjeç (djali i shtetasit T.B.).

Gjatë kontrollit nga Efektivët e Policisë, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat, u gjetën të mbjella disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe rreth 5 kg lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa në proces tharje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga Nenet 283/2, 284/2 të Kodit Penal.

06fier1

06fier2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...