Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 tetor 2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.10.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.B, R.XH e S.Z, vjeç 19, 22, e 23, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, nga kontrolli fizik ju gjetën e bllokua me cilësinë e provës materiale 16.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 2 celularë. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 35 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qelqit“, në dyqan tregtonte gaz, pa faturë tatimore dhe i papajisur me kasë fiskale. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.T vjeç 33, banuese në Tiranë, me detyrë përmbaruese në nje shoqeri permbarimore, pasi dyshohet se pronën prej 18 m2, të shtetasit P.B  vjeç 39, banues në Tiranë, e ka vendosur në emër të shoqërisë përmbarimore duke mos vënë në dijeni, për procedurë P.B. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D vjeç 21 banues në Tiranë, pasi në Kamzë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kymco”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.B, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Skuter”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Abedin Rexha”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët E.B dhe E.B, vjeç 6 e 39 banues në Tiranë, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
Më daAtë 07.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia I.B, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Kristo Luarasi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.GJ, vjeç 35, banues në Lezhë, pasi në rrugën “Kristo Luarasi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Z, vjeç 23 e 28, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 18, nga kontrolli fizik, F.S ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë. Punohet për kapjen e A.Z. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.10.2017, në lagjen nr. 13, te “Rrota e Kuqe”, një shtetas  ka goditur me biçikletë  shtetasen L.B, vjeç 52, banuese në këtë lagje, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.T, vjeç 52, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Tetor 2015, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume lekesh shtetases T.T vjeç 49 banuese  në Elbasan. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë
referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit K.C., 41 vjeç banues në Peqin.
Ky shtetas, në Lagjen Xhami Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet
të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin.
Shtetasi E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u
dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Korçë
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: B.N, 41 vjeç dhe A.T, 23 vjeç, të dy banues në Maqedoni, bazuar ne nenin 110/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.A, vjeç 20, banues në fshatin Plug pasi dyshohet se në qytet, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”ka aksidentuar shtetasen K.K, vjeç 36, banuese në Fier, e cila pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë. Punohet për kapjen e L.A. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 39, banues në fshatin Fterrë Sarandë, i pajisur me leje drejtimi, pasi duke drejtuar mjetin autobus tip “Man” është përplasur me mjetin tip “Audi” të drejtuar nga shtetasi F.S, vjeç 43 banues në fshatin Kuç Berat, për pasojë është dëmtuar drejtues F.S i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 06.10.2017, u ekzekutua Urdhëri i Prokurorit , në zbatim të Vendimit penal,  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur  masën e sigurimit pasuror, sekuestro- preventive për tre apartamente banimi në pronesi të shtetas E.R. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, neni 287 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Ç.M, vjeç 64 banues  Vlorë, me detyrë topograf pranë Njësisë administrative Qendër Vlorë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën ka bërë një akt ekspertimi dhe ndarjen e pronës në kundërshtim me gjendjen faktike të pronës në dëm të shtetasit E.T, vjeç 39, banues në Kodër Kamzë, Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin TH.K vjeç 31, banues në Vlorë, ish-punonjës i nje kompanie telefonike private pasi dyshohet se në vitin 2012, ka falsifikuar formularin për pajtim në emër të shtetasit B.R, vjeç 35, banues ne Vlorë, duke e bërë debitor në nje shume lekesh. Nenet 143, 135 e 190/3 të Kodit Penal.

Seksioni për kërkimin
Lezhë
Finalizohet operacioni i koduar “One Year”. Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin  Mali i  Jushit në  Shkodër
Me datë 06.10.2017, strukturat  e Sektorit për  Krimet e Rënda të   Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “ One Year “
Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :
L.M 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë
K.M 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë
Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të  vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë
06.10.2016,  në fshatin  Mali i Jushit në Shkodër .
Për këta shtetas,  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të  Kodit Penal.
Për  kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen H.K  vjeç 68, banuese në Shkodër pasi dyshohet se i ka dhënë nje shume dollaresh dhe lekesh me fajde, jashtë sistemit bankar, shtetasit D.N. Nenet 170/c e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.H, vjeç 62, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në segmentin rrugor Vrakë-Shkodër, në Dobraç, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi E.S vjeç 29, banues në Koplik, Malësia e Madhe, për pasojë ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.M, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, ka kanosur shtetasen E.M vjeç 38, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e L.M. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.R, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nipit, fëmijës J.Sh, vjeç 9 banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, në rrugën “Jani Kukuzeli”, pranë Ambasadës Amerikane, është gjetur një valixhe e dyshimtë. Pas veprimeve të kryera, nuk është konstatuar lëndë e dyshuar brenda saj. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.R vjeç 62 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hoxha Tahsin”, me vet gjyqësi për pronësi, ka shembur një mur të ndërtuar nga shtetësia N.R vjeç 84, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, shtetësia A.Z, vjeç 30, banuese në Tiranë, përgjegjëse e banesave sociale në Shkozë, kallëzon se gjatë natës, në këto banesa, kanë vjedhur 3 matës të energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.A vjeç 64, banuese në Tiranë pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës, E.A vjeç 27 të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.A vjeç 43 e 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj (motrës dhe bijës), shtetases E.A, vjeç 27 banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, tek Liqeni, shtetasit të mitur  L.R, vjeç 16 banues në Tiranë, i kanë vjedhur telefonin “Iphone 7”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.E, vjeç 38 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, ka kanosur, shtetasin V.V, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasen V.SH, vjeç 55 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Grigor Heba”, në verandën e lokalit, u kap duke vendosur disa profile për pritjen e erës.

Më datë 06.10.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit F.H dhe S.P, vjeç 16 e 16 banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek nje qender tregtare u kapën duke vjedhur biçikletën e shtetases A.B, vjeç 36, banuese në Tiranë. Nenet 134, 25 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Prokop Mima”, para banesës, shtetasit GJ.S vjeç 26, i kanë vjedhur motorin tip “Dayang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, në rrugën “Gjin Kuqali”, në banesë, ka vdekur shtetasi A.B vjeç 49. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (atak kardiak). Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur shtetasen E.K  vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.D vjeç 54 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Babë Rexha”, ka kanosur, shtetasin G.K, vjeç 75, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e Xh.D. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.E vjeç 25 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sandër Prosi”, në lokalin në përdorim, shërbente pa kuponë tatimor dhe lejonte muzikë me tone të larta, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Nenet 180 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 69 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, tek “Kthesa e Kamzës”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi I.R, vjeç 27, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Q vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Qesarakë, në lokal u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, në rrugën e “Dibrës”, duke punuar është aksidentuar shtetasi P.K, vjeç 22 banues në Kamzë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.10.2017, shtetasi V.E, vjeç 45, banues në Bathore, kallëzon, se në vitin 2014, ndërkohë që V.E ishte në Greqi, punonjësit e OSHEE-së, i kanë ardhur në banesë dhe i kanë marrë sahatin, për ta zëvendësuar me një të ri, por nuk e kanë zëvendësuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kosova”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 8.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.10.2017, tek “Ura e Beshirit”, në bregun e lumit Erzen, është gjetur një granatë dore e ndryshkur me ndezësin e vendosur dhe pa siguresë. U bë çmontimi i saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.10.2017, në spital është dërguar i vdekur shtetasi N.S, vjeç 76, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Q, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Loni Ligori”, në ambientet e lokalit, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 3 tavolina pokeri dhe letra bixhozi pa dokumentacion. Nenet 180, 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, shtetasi S.T vjeç 35, banues në Pezë Helmës, kallëzon se më datë 06.10.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja, R.T vjeç 31. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit R.B, A.B, T.Ç dhe L.H, vjeç 56, 56, 49 e 45, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në fshatin Kërçukaj, A.B, T.Ç dhe L.H, u kapën duke dhënë ndihmë për punime ndërtimi pa leje, në pronën e shtetasit R.B. Punohet për kapjen e R.B. Nenet 199/a e 199/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.Z, vjeç 56 banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 27.09.2017, në lagjen nr. 12, në nje supermarket të shtetasit B.M, vjeç 26 banues në Tiranë, ka vjedhur sende ushqimore. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.D, vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.10.2017 në fshatin Arapaj, në banesë, ka goditur me grusht kunatin dhe vjehrrin, I.D e I.D, vjeç 31 e 72. Punohet për kapjen e P.D. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 34 banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, për shkak të detyrës, ka  kanosur me fjalë  shtetasin I.A, vjeç 50, banues në Fier, Inspektor Tatimor  në Fier. Neni 238 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për kanosjen e shtetasit K.D, më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit D.Ç dhe B.Ç, vjeç 26 e  26 banues në Durrës. Punohet për kapjen e D.Ç dhe B.Ç. Nenet  84 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S vjeç 53, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases F.S, vjeç 45. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u   arrestuan  në flagrancë shtetasit E.SH dhe R.XH, vjeç 28 e 32 banuesnë Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, E.SH i ka  vjedhur një derë hekuri shtetasit P.M vjeç 63 banues në Durrës dhe e ka shitur për skrap në pikën e grumbullimit të R.XH. Nenet 134 e 287/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 18, banues në Krujë, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, në Fushë Krujë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë dhe ka vdekur në spital, shtetasi R.LL, vjeç 23. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases J.M, më datë 06.10.2017, u gjet dhe u dorëzua familjarëve, e cila deklaron  se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 05.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G.GJ, vjeç 44, pasi dyshohet se vëllai, G.GJ, vjeç 53 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.C, vjeç 38 banuese në Elbasan pasi dyshohet se ish bashkëshorti L.C vjeç 41, banues në  Elbasan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 36 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 05.10.2017, në lagjen ”5 Maj”, ka goditur me grusht, shtetasin A.C, 39, banues në Elbasan. Punohet për kapjen e A.T. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.N vjeç 77 banues në fshatin Skënderbegas, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, në këtë fshat, ka prerë dy pemë frutore në tokën që është në proces gjyqësor për pronësinë me shtetasin M.N, vjeç 62 banues në Skënderbegas. Neni 206/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve në drejtim të prerjes së paligjshme të
pyjeve.
Policia e Korçës procedon penalisht në gjendje të lirë, tre shtetas.
Më datë 06.10.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
R.N, 38 vjeç,
O.B, 37 vjeç,
K.Q, 37 vjeç, të tre banues në fshatin Vithkuq-Korçë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së
ndodhur më datë 04.10.2017, ku nga kontrollet e ushtruara nga ana e shërbimeve policore në vëndin e quajtur “Qafa e Martës”-Njësia Adiministrative Vithkuq, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
10 m kub lëndë drusore, si dhe 3 (tre) mjete pa targa që shërbenin për transportimin e lëndës drusore, të cilat shtetasit e lartpërmendur i kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për për veprën
penale : “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 06.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim SH.B, vjeç 56, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar 4  muaj e 14 ditë burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin G.M vjec 59, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasin N.T, vjeç 46, banues në Pogradec. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasen M.B vjeç 49, banuese në  fshatin Veterik, pasi dyshohet se në këtë fshat, i ka ndotur me naftë pusin e ujit, shtetases L.B, vjeç 52. Neni 203 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.L, vjeç 46 banuese në fshatin Fushë Peshtan, pasi dyshohet se, duke drejtuar mjetin tip “Ford” nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së policisë qarkullimit rrugor, por e ka fyer. Nenet  242 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017 shtetasi XH.L, vjeç 43 ,banues në Poliçan, pretendon më datë 03.10.2017, në hyrje të banesës, dy persona të maskuar, i kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin H.H vjeç 22, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Uznovë’’, në ambientet e lokalit, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan një tavolinë pokeri, 189 fisha dhe 3 pako letra bixhozi pa dokumentacionin përkatës. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.M, vjeç 21 banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti, N.M vjeç 62, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 06.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.I, vjeç 51 pasi dyshohet se ish bashkëshorti, F.B, vjeç 63 ka ushtruar dhunë  psikologjike  ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.       
Më datë 07.10.2017, në lagjen “8 Shkurti”, para banesës,  shtetasit L.P, i ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” ku ka dëme materiale. Paraprakisht dyshohet per zjarrvenie te qellimshme.Punohet  per identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe “Kultivim të bimëve narkotike”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan
shtetasin e shpallur në kërkim:
S.B, 24 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin T.B i cili u ndalua dje nga policia), në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat,
kishin mbjellë 32 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe kishin në proçes
tharje rreth 5 kg lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa.

Më datë 06.10.2017, shtetasi V.Q vjeç 74, banues në fshatin Kashtëbardhë, duke ecur në këmbë, nën efektin e pijeve alkoolike, është rrëzuar në trotuar, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.10.2017, në fshatin Gjazë, në banesë ka vdekur shtetasi J.H, vjeç 60  i cili vuante nga sëmundje kardiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 06.10.2017, në fshatin Çermë, në banesë është vetëhelmuar me ilaç mizash, shtetësia L.A, vjeç 70,  e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.10.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.N, vjeç 70, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetësia M.N, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’’.

Më datë 06.10.2017, shtetasi A.S vjeç 49, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 05.10.2017, para banesës, në mjetin tip “Ford” ka konstatuar një vrimë me armë zjarri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 278 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 06.10..2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.C, vjeç 58, pasi dyshohet se bashkëshorti Q.C vjeç 55, ka ushtruar dhune  fizike dhe psikologjike ndaj  saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.I, vjeç 19, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Saab” . Neni 291 i Kodit Penal.

Orikum, Vlorë
Arrestohet në flagrancë roja i një lokali për mos kallzim krimi, pasi nuk denoncoi në
Polici vjedhjen e një mjeti lundrues gomone në Orikum.
Efektivët e Stacionit Policor Orikum kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
S.K, 57 vjeç, banues në Orikum.
Shtetasi i mësipërm akuzohet për veprën penale të mos kallëzimit të krimit pasi
dyshohet se ka qënë i pranishëm dhe ka parë personat që kanë vjedhur mjetin
lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit A.K., me vendbazim të deklaruar pranë nje lokali. Vjedhje e mjetit lundrues është kryer më datë 06.10.2017 rreth ores 03:00, nga tre
shtetas ende të paidentifikuar në vendbazimin e saj pranë lokaliy ku S.K shërbente si roje.
Ky shtetas në asnjë moment nuk e ka kallëzuar kryerjen e këtij krimi në organet e
ndjekjes penale ose ne organet e rendit publik.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe hetimin e të gjitha
pistave të mundshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mos kallëzim
Krimi” të parashikuar nga nenet 134 dhe 300 te Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen T.ZH, vjeç 42,  pasi dyshohet se bashkëshorti, S.ZH, vjeç 44 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.10.2017, në lagjen nr. 4, shtetasi italian K.A vjeç 56, banues në Itali, ka patur një konflikt për pronësinë e një banese, për të cilën janë në proces  gjyqësor, me shtetasit A.M e F.N, vjeç 29.05.1978 e 43, banues në Sarandë e Fier. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit SH.GJ, A.B, H.A e D.B, 33, 48, 53 e 18, banues në Delvinë, pasi dyshohet se në fshatin Dhrovjan, në pyll, në bashkëpunim u kapën duke prerë dru pa leje. Neni 205/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan  materialet  në  Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.N, vjeç 43 banues në Sarandë, pasi dyshohet se ne lagjen nr. 2, ne nje hotel nga punonjësit  e  OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.N.  Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.D vjeç 22 banues në Berat, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se, në rrugën Lukovë-Piqeras, në Bunec, duke drejtuar motorin tip “Honda” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi H.T vjeç 28, banues në Memaliaj, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 06.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.P vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në ambientet e nje kompleksi vëllai I.P, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasen E.XH, vjeç 59 banuese në Përmet, pasi dyshohet se më datë 05.10.2017, ka fyer me fjalë shtetasen L.B, vjeç 60, banuese në Përmet. Neni 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P vjeç 48, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.P, vjeç 45 të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasen A.M vjec 26  banuese në Nikel Krujë, me detyrë mjeke e sherbimit të  urgjences së spitalit Rajonal Lezhë, pasi me datë 05.10.2017, ka vajtur për ndihmë mjeksore ne spitalin e Laçit, shtetasi M.V vjec 60, banues në Gurez Kurbin dhe pas ndihmes parë është sjellë me ambulancë ne spitalin rajonal Lezhë, ku ka gjetur vdekjen dhe i biri H.V vjec 21, ka dhënë deklarim duke pretenduar se nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Neni 96 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit E.M dhe Z.M vjeç 25 e 27, banues në fshatin Balldre e Kaçinar, Mirditë, pasi dyshohet se në Kodër Balldre, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasin B.L, vjeç 46 banues në Balldre, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e E.M dhe Z.M. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin R.M, vjeç 26 banues  në fshatin Ishull Lezhë, pasi dyshohet se pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit J.SH dhe E.L, vjeç 38 e 26, banues në fshatin Luarz e Shkodër, pasi dyshohet se më datë 05.10.2015, tek Gjykata e Rrethit, kanë kanosur me fjalë njeri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.R, vjeç 51, banues në Shkodër, pasi dyshohet se pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.N, vjeç 37 banues në Babru, Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Karmë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin J.T, vjeç 35, banues në Kalimash, pasi dyshohet se më datë 06.10.2017, në lagjen “Zabel”, ka goditur me sende të forta shtetasin K.T vjeç 25, banues në Kalimash. Punohet për kapjen e J.T. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.S, vjec 51 banues në fshatin Valbonë, pasi dyshohet se në Valbonë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin O.Z, vjeç 21, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se, në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” ka xhiruar gomat e makinës, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A Rr, vjeç 17, pasi dyshohet se, në lagjen “Gjok Doçi”, ka goditur me grusht shtetasin E S, vjeç 16. Neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.P, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një letërnjoftim dhe një kartë shendeti italiane, të dyshuara të falsifikuara. Nenet 186 e 189 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 06.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në P K K Port, ju sekuestruar me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të falsifikuara. Nenet  189  e 186 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.XH, vjeç 31 banues në Elbasan, kthyer deportiv nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, mbi fshatin Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni  297 i Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 06.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  XH.N, vjeç 22, banues në Tiranë, depërtuar nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, në zonën e Konispolit,  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. 

Më datë 06.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.B, vjeç 56  banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 15.09.2017, në PKK Port, ka udhëtuar në drejtim të Italisë me të afërmin, shtetasin R.B, vjeç 15, për të cilin ka marrë përgjegjësi ligjore dhe e ka braktisur, i cili është paraqitur në Shërbimin Social Firence. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.K, vjeç 52, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, në PKK Port, me deklaratë noteriale, ka udhëtuar për në Itali me të birin A.K, vjeç 16 dhe më datë 19.09.2017, është kthyer pa djalin, i cili është paraqitur në Shërbimin Social Xhenova. Neni 124 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin B.B  vjec 20,  banues në Librazhd pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, tek PKK Tre–Urat, në afërsi të fshatit Çarshovë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.GJ vjeç 36, banues në Berat  pasi dyshohet se  më datë 30.09.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...