Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Tetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.10.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Gj. vjeç 23, banues në Tiranë dhe E. Gj., vjeç 25, banues në Tiranë,  dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 07.10.2017, rreth orës 22:30, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambjentet e një lokali me pronar shtetasin A.B, në bashkëpunim, gjatë kontrollit, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 0.2 gr. lëndë e narkotike e llojit Kokainë dhe 0.3 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 30 qese farmaceutike me logon e bimës Cannabis Sattiva, 1 pjatë porcelani me mbetje te lëndës narkotike Kokainë, e 2 aparate celularë. (Në ambientet e lokalit kishin konsumuar një pjesë të lëndës narkotike). Punohet për kapjen e shtetasit A.B. Nenet 283/2 (E.) dhe 285/a (A.)të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. Ç., vjeç 43 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 01.10.2017, në rrugën “Donald J. Trump”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësorët e mitur, S. G. dhe G. H, 15 dhe 11 vjeç, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në spital, janë larguar për në banesë. Nenet 290 & 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, rreth orës 16:00, në rrugën e Rinasit, pa shkuar tek Ura e Lumit, shtetasi A. Sh. vjeç 46, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është aksidentuar me një mjet tip “Benz”, ngjyrë gri, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka humbur kontrollin, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Për pasojë, të dëmtuar kanë ngelur dy pasagjerët Z.P. dhe I.P. të cilët pasi kanë kryer kontrollin në spital, janë larguar për në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 273 & 290 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., vjeç 35 banues në Tiranë, pasi më datë 07.10.2017, rreth orës 22:40, në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin, për pasojë ka goditur një pemë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit të Organizuar finalizojnë me sukses operacionin e  koduar”Postieri”.
Shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante Kokainë në lokalet e natës.
Sekuestrohen Kokainë, një automjet dhe telefona celularë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" Postieri".

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

H.P 38 vjeç , banues në Durrës.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit të Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi I mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
një automjet tip Toyota Yaris;
2 telefona celularë.

Shtetasi H.P është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronave. Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"  parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin B.Ç. 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 14/1, nga kontrolli i inspektorëve të Tatim Taksave i është gjetur një distributor dhe një bombul gazi me një sasi prej 600 litra gaz e cila përdorej për treg pa liçencë. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin S.H.  39 vjeç,   banues në Xhafzotaj, pasi në lagjen Nr.4 duke drejtuar mjetin tip Opel ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  G.K. 57 vjeç,  banues në Sukth, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 07.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S, 33 vjeç, banues në fshatin Mbyet, pasi në lagjen "1 Maj" Fier, duke drejtuar mjetin, tip "Volkswaken Pasat", iu ka dhënë rryfshet 4000 lekë punonjësve të  policisë, për të shmangur masën administrative. Neni 244  i Kodit Pena

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë  07.10.2017, ora 22.30, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit: K.B, 25 vjeç, banues ne Tiranë, K.N., 47 vjeç, banues ne Tiranë, sepse gjatë kontrrollit të ushtruar,  në mjetin tip Tojota-Yaris me drejtues shtetasin K.N., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  3,7 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në  Qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin A.M, 19 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi në rrugën Korçë- Ersekë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan ”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi S.T, 73 vjeç, banues në Boboshticë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja e mjetit tip “Benz” shtetasja M.T, 66 vjeçe, banuese në Boboshticë, e cila ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, tek kryqëzimi i fshatit Vishocicë-Bilisht shtetasi E.Sh, 27 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Pukë pasi në një banesë të pabanuar u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, një bidon plastik 200 litërsh me 25 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, pasi në fshatin Nimçë, shtetasi M.H, 45 vjeç, banues në fshatin Nimçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit M.H, dhe pasgjeri R.K, 49 vjeç, banues në fshatin Nimçë, si dhe janë plagosur shtetasit Xh.H, 54 vjeç, dhe shtetasi N.K, 12 vjeç, banues në fshatin Nimçë, të cilët janë dërguar në spitalin Ushtarak Tiranë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.10.2017, rreth orës 19 : 00 në spitalin Ushtarak, ka vdekur shtetasi R. I. vjeç 86, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorië e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V. R., vjeçe 33 banuese në Selitë e Vjetër Tiranë, pasi rreth orës 10:00, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 07.10.2017, shtetasi E. S., vjeç 37 banues në Tiranë,  kallëzon se në fshatin Mangull, (Petrelë), në tokën e marrë me qera, i kanë shkatërruar me traktor, bimët e mbjella medicinale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. B., 50 vjeç banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Shkozë, tek Uzina e Traktorëve, ka goditur me grusht, shtetasin E. T., vjeç 26 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë (shtetasi në kërkim), N. P. vjeç 39 banues në Shkodër, i dënuar më parë në shtetin Italian, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi më datë 07.10.2017, në orën 09:00, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë në një banesë me shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhunë fizike ish të dashurës, shtetases me iniciale M.T, 27 vjeçe banuese në Tiranë. Nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.10.2017, gjatë natës, në bulevardin “Bajram Curri”, tek lulishtja “1 Maj”, është vjedhur me thyerje kioska, me punonjës shtetasin A.B., vjeç 48 banues në Tiranë, ku janë vjedhur 25 steka me paketa të ndryshme dhe një sasi të hollash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin G. B., vjeç 24  banues në Fier, pasi rreth orës 04:00, në rrugën “Abdyl Frashëri”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë të forcave “Shqiponja”. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin M. A., vjeç 35 banues në Tiranë, pasi rreth orës 20:30, në rrugën “Abedin Rexha”, përballë shkollës ka kanosur dhe goditur me grushta, duke i shkaktuar dëmtime, jashtë rezikut për jetën, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë. Nenet 90 & 84 të Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin gjerman, G.  K.,  vjeç 68 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, te pallatet duke bërë punime në banesë, ka dëmtuar nga pakujdesia banesën, e cila ndodhet një kat më poshtë, pronë e shtetasit G. H., 45 vjeç banues në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D. H., vjeç 30, banues në fshatin Vrrozen Kavajë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, ka zënë parkimin publik, duke u kërkuar para qytetarëve. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.10.2017, ora 06:00, në rrugën “Mine Peza”, afër Komisariatit Nr.3, ka marrë flakë baraka, në pronësi të shtetases P. R., vjeçe 58, banuese në Tiranë, ku për pasojë ka patur vetëm dëme materale. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, gjatë natës, është vjedhur banesa e shtetasit O. Ç. vjeç 40,  banues në Tiranë, ku janë marrë 1 aparat celular i markës “I-Phone 5S” dhe 1 tablet e markës “Apple”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. D. vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 05.10.2017, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me grushta, në trup dhe fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., vjeç 52 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F. K., vjeçe 63 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S. K., vjeçe 53 banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëshorti, D. K. vjeç 56,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.10.2017, rreth orës 13:30, në reaminacionin e spitalit Francez në “QSUT”, ka vdekur shtetasi G.M., 61 vjeç banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.10.2017, në Tufinë, ka rënë zjarr në një rulotë, ku banonte shtetësja rome, S. M. (nuk ka të dhëna të tjera), ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit është si pasojë e djegies së një prize. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 07.10.2017, u refruan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. T., 38 vjeç banues në Zall-Mner Kamëz,  i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi rreth  orës 08:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes M. T., vjeçe 34, banuese në Zall-Mner Kamëz, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T. M., vjeçe 53 banuese në Tiranë, pasi dyshoohet se rreth orës 13:10, në rrugën “Ligozez”, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, komshien P. B., vjeçe 32 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E. D., vjeç 25 banues në Kavajë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj të ëmës, M. K., vjeçe 52 banuese në Kavajë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, rreth orës 14:00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B. K., vjeçe 18 banuese në fshatin Kërçukaj Rrogozhinë, pasi bashkëjetuesi, A. L., vjeç 25, banues në Levan Fier, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen S. F., vjeçe 42 banuese në Golem Kavajë, pasi në muajin Gusht, me vet’gjyësi, ka marrë një depozitë nga ambjentet e një hoteli, duke e transportuar drejt banesës, pa pëlqimin e bashkëpronarit të hotelit, L. Z., vjeç 54, banues në Golem Kavajë, me arsim 12 klasë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.10.2017, gjatë natës në lagjen Nr. 18 Durrës, persona të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit E. M. 61 vjeç, ku i kanë marrë një monedhë floriri.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, rreth orës 17:20, në lagjen  Kodër, Sukth  shtetasi I. S. 24 vjeç, banues ne Fermë, Sukth, Durrës, kishte hipur në një vinç ne lartësi rreth 40 m, të një objekti biznesi privat,  ku ka qëndruar deri në orën 19:00.
Ka zbritur me  dëshirën e tij dhe ishte në gjëndje të dehur ku i'u dha edhe  ndihma mjeksore e nevojshme.
Nga deklarimet rezulton se ka hipur me dëshirën e tij dhe kishte konsumuar  alkool. Ky shtetas është dorëzuar familjarëve në Stacionin e Policisë Manëz.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.10.2017,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin V. A. 58 vjeç, banues në Shijak, pasi  djali i tij, shtetasi G. A.  20 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë18.12.2006"Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për subjektin “Uzina e ferrokromit GSA Elbasan, pasi në uzinën e ferrokromit, duke punuar, është aksidentuar punonjësi V.S., 55 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.10.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.C., 43 vjeç banues në fshatin Rrajcë – Fushë, pasi në Prrenjas dyshohet të ketë goditur me mjete të forta shtetasin A.R., 58 vjeç banues në Prrenjas. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.10.2017, gjatë natës në fshatin Drenovë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit J.Th, 55 vjeç, (me banim në Greqi) , ku kanë marrë një lavatriçe dhe një sobë me korrent. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2017, gjatë natës, në fshatin Drenovë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases D.Th, 51 vjeçe, ku kanë marrë 1(një) lavatriçe, 1(një) sobë me korrent dhe 1(një) shishe me pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në një firmë private ndërtimi, nga punonjës të saj. Sekuestrohet një sasi prej 280 litra naftë.

Policia arreston në flagrancë dy punonjësit e firmës, njëri prej të cilëve kishte kryer vjedhjen, ndërsa tjetri u kap duke e transportuar këtë sasi.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.Sh, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë dhe

J.M, 25 vjeç, banues në fshatin Poçestë, (të dy punonjës në një firmë private ndërtimi).

Më datë 07.10.2017, në Maliq, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin J.M,  duke transportuar me mjetin e tij kamionçinë tip "Ford", një sasi karburanti prej rreth  280 litra (naftë), e cila rezulton se është vjedhur tek firma private nga shtetasi A.Sh.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi J. M, duke patur dijeni për faktin e mësipërm, ia ka blerë sasinë e naftës shtetasit A. Sh.

Nga ana e Policisë, po kryhen hetime nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si edhe po punohet për dokumentimin e plotë të saj.   

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" parashikuar nga nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
.Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.K, 54 vjeç, banues në fshatin Miras, pasi më datë 06.10.2017, nga verifikimet e kryera si edhe nga një denoncim i bërë në portalin e Komisariatit Dixhital, rezulton se ky shtetas në afërsi të banesës së tij, ka ndërtuar një mur me gjatësi 11 m, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për  shtetasin D.A, 25 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme Lushnjë, pasi më datë 07.10.2017 nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë të Komisariatit Lushnjë për t'u larguar nga perimetri i sigurisë në tribunën e pallatit të Sportit  ku zhvillohej aktiviteti spotiv. Neni 242 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për  shtetasin Xh.M, 51 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, pasi më datë 25.09.2017, shtetasi A.D, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i një prej rrjetit të karburanteve në vend, kallzon se ka pasur me qera një pikë karburanti në fshatin Çermë, buzë autostradës Çermë-Lushnjë dhe  shtetasi Xh.M nuk i ka lejuar që të marrin mbrapsht bazën materiale të punës mbasi pretendon se kjo kompani ka detyrime të pashlyera. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë  07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi një shtetase  ka kallzuar se rreth orës 20:30, në lagjen “24 Maji”, kanë tentuar ti vjedhin çantën dhe telefonin. Nenet 134  e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.10.2017, rreth orës 20.30,  u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë pasi dyshohet se më  datën 06.10.2017, në Ksamil- Sarandë , shtetasi A.H., 50 vjec banues ne Gjermani  në një kamping,  i kanë vjedhur çantën,  ku  kishte tre pashaporta,  400 Euro dhe nje telefon “IPHONE 6” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Në datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi shtetasia V.B, 67 vjeçe, banuese në fshatin Memaliaj, ka bërë kallzim se gjatë natës, persona të pa indentifikuar kanë prerë e dëmtuar 22 m rrjet teli gabion të gardhit rrethues të banesës. Po punohet për  identifikimin dhe zbulimin e kësaj ngjarje. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.10.2017, në aksin rrugorë Lezhë-Torovicë,  si pasojë e shkeputjes së një masivi shkëmbor nga mali i Torovicës nga një lartësi rreth 400 m, në aksin rrugor, ka goditur mjetin që levizte  në drejtimin Balldre-Torovicë, Land Rover me drejtues shtetasin E.Z. vjeç 31,  banues në Balldre Lezhë,i cili në mjet udhëtonte me bashkëshorten A.Z. vjeç 21, e cila ishte shtatzënë dhe vellain e tij V.Z. vjeç 29,  banues në Balldre. Për pasojë këta shtetas kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për këtë ngjarje aksidentale për vlerësim e veprime të metejshme.

Më datë 07.10.2017, gjatë nates, në lagjen Kodermarlekaj - Lezhë, tek baraka prej druri në pronësi të shtetasit Z.Ç. i cili ndodhet familjarisht në Itali, janë vjedhur  një gurë fresibel dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.10.2017, u ndalua shtetasi në kerkim N.D. vjeç 31, banues në  Kurbin. Gjykata e Rrethit Gjyqesorë Kurbin, me vendimin datë 24.04.2015, e ka denuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, Nenet 88/1 dhe 25 të Kodit Penal. Ky shtetas është ekstraduar nga Italia.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi në një kasolle u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, një automatik me numër MP4064040, 5 krehra, 35 fishekë e një fitil zjarr përcjellës me kapsolle të montuar, pa leje. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 07.10.2017, në fshatin Rranxa Bushat, Vau Dejes, është konstatuar se është vjedhur me thyerje banesa  e shtetasit P. M. 54 vjeç,  ku i kanë marrë një televizor Samsung plazma, banesa eshte e pabanuar pasi familja ndodhen në emigracion. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.10.2017, në fshatin Hajmel, Vau Dejes, në banesë, për shkak të problemeve mendore, ka tentuar të vetëvras veten shtetasi M. P. 56 vjeç, duke kapur telat e energjise elektrike, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin N.R, vjeç 27, banues në fshatin Luzhë, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në rrugën Fushë Arës–Pukë, me kamionin tip “Benz”, u kap duke transportuar 5 m³ lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Neni 205 i KoditPenal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin  R.Sh, vjeç 30 banues në  Vlorë, pasi dyshohet se më datë 17.09.2017, rreth orës 22:00, nga Konispoli, Sarandë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 07.10.2017, rreth orës 17:45, në PKK Morinë, u kap shtetasi në kërkim N.P, vjeç 22, banues në Pukë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal. 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...