Durrës. Specialistët e Seksionit për Narkotikët godasin një rast prodhimi të drogave të forta.

Durrës. Specialistët e Seksionit për Narkotikët godasin një rast prodhimi të drogave të fortaPolicia-durres

Sekuestrohen doza Heroine.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë kanë goditur një rast të prodhimit të drogave të forta.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• F.S. 23 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 06.10.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore  gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit F.S. I janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 9 doza lënde narkotike e  dyshuar e llojit Heroinë.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...