Durrës. Finalizohet operacioni i koduar ”Postieri”

Durrës. Finalizohet operacioni i koduar ”Postieri” (per video kliko mbi link)07postieri.2

Operacioni nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P.Durrës.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike  "Kokainë" në lokalet e natës.

Sekuestrohen Kokainë, një automjet dhe telefona celularë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar     "Postieri".

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

•  H.P. 38 vjeç , banues në Durrës.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• një automjet tip Toyota Yaris;
• 2 telefona celularë.

Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
" Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"  parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.

07postieri.3

07postieri

07postieri1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...