MALIQ, Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në një firmë private ndërtimi, nga punonjës të saj.

MALIQ, Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në një firmë private ndërtimi, nga punonjës të saj.08KORCE

Sekuestrohet një sasi prej 280 litra naftë.

Policia arreston në flagrancë dy punonjësit e firmës, njëri prej të cilëve kishte kryer vjedhjen, ndërsa tjetri u kap duke e transportuar këtë sasi.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

• A.Sh, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë dhe

• J.M, 25 vjeç, banues në fshatin Poçestë, (të dy punonjës në një firmë private ndërtimi).

Më datë 07.10.2017, në Maliq, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin J.M, duke transportuar me mjetin e tij kamionçinë tip "Ford", një sasi karburanti prej rreth  280 litra (naftë), e cila rezulton se është vjedhur tek firma private nga shtetasi A.Sh.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi J.M, duke patur dijeni për faktin e mësipërm, ia ka blerë sasinë e naftës shtetasit A.Sh.

Nga ana e Policisë, po kryhen hetime nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si edhe po punohet për dokumentimin e plotë të saj.   

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" parashikuar nga nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal.

08KORCE1

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...