Port-Durrës. Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare Durrës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Port-Durrës. Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare Durrës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. 09dr

Goditen dy raste të paligjshmërisë, konkretisht një rast për falasifikim të dokumentave dhe një rast vjedhje.

Arrestohet një shtetas turk për falsifikim dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja.

Arrestohen katër shtetas për vjedhje dhe kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.


Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.S.H 31 vjeç, banues në Tiranë;

2.F.G 24 vjeç, banues në Shijak;

3.S.K  33 vjeç,  banues në Durrës;

4.A.Zh  20 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i tyre u krye pasi:

Specialistët  e Sektorit për  Hetimin e  Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portuale, pas një raportimi të ardhur në  Portalin e Komisariatit Dixhital, i  cili bënte fjalë për kondrabandë nafte  në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, rreth mesnatës së datës 08.10.2017 kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të shtetasve  të mësipërm.

Të arrestuarit, në Kalatën Lindore, në Ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit.

Janë  sekuestruar në  cilësinë e provave materiale:

•dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë;
• gjashtë bidona bosh;
• një bateri;
• një pompë me tuba dhe tela të montuar , e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.


Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vjedhja" dhe” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë  ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e  kryer në bashkëpunim”parashiku- ar në nenet 134, 172, 25  të Kodit Penal.
---------------------------

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë një shetas turk dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, konkretisht:

• M.A 39 vjeç, banues në Turqi;

•N.A. 34 vjeçe, banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, së bashku me dy fëmjët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave " dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

09dr1

09dr2

09dr3

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...