Dibër, Finalizohet me sukses operacioni policor "Tetova"

Dibër, Finalizohet me sukses operacioni policor "Tetova" 09diber

Goditet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve.

Kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme duke vjedhur 6 krerë kafshë transporti, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në Tetovë-Maqedoni.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Më datë 08.10.2017, janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, tre shtetas maqedonas, N.F, 45 vjeç, F.F, 26 vjeç, H.F, 41 vjeç, të gjithë banues në Tetovë, Maqedoni,  të cilët kanë bërë kallzim për vjedhjen e 6 (gjashtë) kafshë transporti  në pronësi të tyre, ku në vendin që janë vjedhur kafshët kallzuesit kanë gjetur dhe një dokument identifikimi.

Menjëherë pas kallzimit Specialistët  për  Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër organizuan punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar " Tetova" ku rezulton se :

Me datë 05.10.2017,  shtetasi I.D dhe A.L, janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët i'ua lanë në ruajtje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë identifikuar autorët e vjedhjes dhe është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

I.D, 24  vjeç, banues në njësinë administrative Zall-Dardhë, Dibër.

Dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.L, 36  vjeç, banues në Kukës.


Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Vjedhja" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit " parashikuar nga nenet 134/2, e 297 të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...