Dibër. Vijon operacioni "Roja e Gjelbër"

Dibër. Vijon operacioni "Roja e Gjelbër" 09roja i gjelbert

Goditet një tjetër rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve".

Sekuestrohen 3 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën drusore.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë ditës së djeshme  kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit   Xh.M,  45 vjeç,  banues në njësinë Administrative Luzni, Dibër.

Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi  filloi pasi,në vendin e quajtur "Lishan i Epërm",  është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  duke transportuar 3 metër kub  lëndë drusore të llojit "Lis" me kamionçinën tip "Mercedez Benz".

Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër ,për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”  parashikuar nga  neni  205,  i Kodit Penal.

09roja i gjelbert1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...