Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 09 Tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës 09 Tetor 2017 Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 57 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 15 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona për narkotikët dhe 1 person për Krimin Ekonomik dhe Financiar.
Janë arrestuar 6 persona për Dhunë në familje,
Janë kapur 10 persona në kërkim.                                         

12  persona për veprën penale "Vjedhja".

2 persona për veprën penale "Falsifikimi".

1 person për veprën penale" Korrupsioni aktiv i punonjësit të Policisë"

1 person për veprën penale "Përndjekja".

1 person për veprën penale "Moskallzim krimi".

1 person për "OSHEE".

Janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, disa bimë Cannabis Sativa.
25 doza lëndë narkotike e llojit Kokainë.
 
2 armë zjarri, 5 krehëra, 35 fishekë, 1 granatë, 1 fitil përcjellës me kapsollë të montuar
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim143 persona.

Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:

1-Lezhë, Finalizohet operacioni i koduar “One Year”
 Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin  Mali i  Jushit në  Shkodër.
2- Dibër, Finalizohet me sukses operacioni policor "Tetova"

Goditet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve

Kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme duke vjedhur 6 krerë kafshë transporti, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në Tetovë-Maqedoni.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër
3- Durrës, Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit të Organizuar finalizojnë me sukses operacionin e  koduar”Postieri”.
Shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante Kokainë në lokalet e natës.
Sekuestrohen Kokainë, një automjet dhe telefona celularë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
një automjet tip Toyota Yaris;
2 telefona celularë.

4- Dibër. Vijon operacioni "Roja e Gjelbër".

Goditet një tjetër rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve".

Sekuestrohen 3 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën drusore.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...