Policia Kufitare Vlorë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar!

Policia Kufitare Vlorë, Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar! tirane

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ''Trafik droge''

Më datë 08.10.2017, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK të portit Vlorë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:

B.M, 52 vjeç, banues në Ballsh.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma, Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ''Trafik droge'', parashikuar nga nenet 73, 80 të ligjit 309/90.

Shtetasi B.M. i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...