Tiranë, Finalizohet operacioni “Mesnata”.

Tiranë, Kryenin vjedhje tek kodrat e Liqenit Artificial. Në pranga 4 shtetas. (per video kliko mbi link)09mesnata

Finalizohet operacioni “Mesnata”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:

• E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë

• K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.

• E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë

• A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t'i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:

- 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "IPhone 7", shtetasit L. R.

- 08.10.2017,  kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung S5", shtetasit K. Gj.

- 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave "Samsung S7 EG" dhe  "IPhone 5S", shtetasve T. H. dhe R. C.

- 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung Galaxy S6", shtetases E. G.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

- Një "IPhone 7", në pronësi të shtetasit L. R.

- Një "Samsung S 5", në pronësi të shtetasit K. Gj.

- Një "Samsung S 7 EG", në pronësi të shtetasit T. H.

- 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- Një krehër pistolete pa fishekë.

- Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...