Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Tetor 2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, nga kontrolli fizik, ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi tek rreth rrotullimi Saukut, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia E.S, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Smart” . Neni 291 i Kodit Penal.

 Më datë 08.10.2017, në rrugën “Bajram Allaraj”, një mjet, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.Ç, vjeç 6, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 273 dhe 290 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç, vjeç 40, banues në Fushë Krujë, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar autobusin tip “Evo bus” ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasen H.V vjeç 75 banuese në Kamzë. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 34, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në rrugën “Besëlidhja”, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku për pasojë është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.10.2017 në  I E V P nga kontrolli në ambientet e brendshme,  u gjet e bllokuar me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Elbasan
Në datë 08.10.2017 rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd - Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip "Benz"  drejtuar nga shtetasi  Xh.F., 51 vjeç banues  në  Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar  motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë.
Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan  drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.SH, vjeç 22, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 07.10.2017, në lagjen “Kryengritja”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale  1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.S vjeç 28, banues në fshatin Fermë Çlirim, pasi dyshohet se mund të shfrytëzojë të fejuarën shtetasen 19 vjeçare për qëllime prostitucioni në Gjermani bazuar në kallzimet e vëllait të vajzës shtetasit B.B. Nenet 110/a dhe 114 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Z, vjeç 60 banues në Orikum, pasi në Orikum, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault” është përplasur me motorin tip “Papaq” e drejtuar pa leje drejtimi, nga shtetasi B.M, vjeç 55, banues në Orikum, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 273 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr.1
Më datë 08.10.2017, në rrugën “Petro Nini”, është vjedhur banesa e shtetasit G.S, vjeç 42, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ana Komnena”, nga kontrolli fizik, iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës material 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.M, vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se mbesa, B.D vjeç 30 banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.A, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën B.H, vjeç 21 banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më  datë 08.10.2017, në rrugën “Mine Peza”, shtetasit A.M vjeç 47, banues në Tiranë, në mjetin tip “Benz” i kanë thyer xhamin trekëndësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për shtetasin G.SH, vjeç 38, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në rrugën “Pandi Dardha”, i ka vjedhur celularin tip “Samsung J5”, shtetases T.K, vjeç 25 banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e G.SH. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.K vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Isuf Gervala”, ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me sende të forta, shtetasit E.P dhe R.P, vjeç 30 e 32, banues në Tiranë. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.SH, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, ka kanosur shtetasen K.S, vjeç 47, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 20, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, shtetasit E.RR, vjeç 21, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin E.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamed Deliu”, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim te komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.F, më datë 08.10.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cili deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K vjeç 43, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, në dyqanin e materialeve të ndërtimit, të shtetasit R.S, vjeç 21 banues në Kamzë, ka vjedhur celularin tip “I-Phone 4”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 17, pasi dyshohet se në Kamzë, nga kontrolli fizik, ju bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.T, vjeç 38 banues në fshatin Pezë, pasi dyshohet se në Pezë, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Punohet për kapjen e B.T. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.M dhe A.A vjeç 46 e 53 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Llazi Miho”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Tom Plezha”, shtetasit M.S, vjeç 41 i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.B, vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.B vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 08.10.2017, në fshati Picar, në një dyqan pajisjesh plastike të shtetasit  M.S, vjeç 61 banues në Shkodër, kanë vjedhur dy monitorë kompjuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D vjeç 41, banues në fshatin Bërxullë, pasi më datë 08.10.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes F.D, vjeç 39 të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji  nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 43, banues në Rrogozhinë, pasi në banesë, ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit F.M dhe D.M., vjeç 39 e 15, të cilëve ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 14, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit F.Ç, vjeç 51, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit H.K dhe F.ZH vjeç 36 e 23, banues në Durrës e Kavajë, pasi dyshohet se në kalatën e Peshkimit, Durrës, kanë goditur me grusht shtetasit F.H dhe K.H, vjeç 34 e 25, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në
flagrancë të shtetasit:
G.G 55 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar
dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje“ dhe “Kanosja” parashikuar
nga nenet 130/a dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.C, vjeç 43, banues  në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në Përrenjas, ka goditur me mjete të forta shtetasin A.R, vjeç 58, banues në Përrenjas. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 08.10.2017, në fshatin Qerret,  në banesë, shtetasi K.L, vjeç 69, duke punuar tokën me frezë, aksidentalisht ka dëmtuar këmbët, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 08.10.217, në fshatin Zvezdë, në banesë ka vdekur foshnja A.XH, vjeç 1. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vdekje natyrale.

Më datë 08.10.2017, gjatë natës, në fshatin Libonik, në kabinën elektrike kanë vjedhur 30 ml kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 08.10.2017, gjatë natës në fshatin Dobranj, është vjedhur banesa e shtetases L.Z, vjeç 45, ku kanë marrë 5 thasë me fasule. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 08.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.S, vjeç 33, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.S, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen A.K vjeç 49 banuese në Berat, pasi dyshohet se, tek spital, ka kanosur shtetasen B.B vjeç 31, banuese në fshatin Velabisht. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin S.K, vjeç 25, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj vëllait, XH.K, vjeç 22 të cilit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.10.2017, gjatë natës, në zonën industriale ish Azotiku, në kabinën elektrike, kanë vjedhur vajin e transformatorit të energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.Z, vjeç 30, banues në fshatin Shënkollas, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka kanosur shtetasin I.H vjeç 30, banues në Shënkollas. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.SH dhe u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor, për shtetasit N.SH e S.N, vjeç 33, 31 e 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.10.2017, në kodrat e fshatit Nartë, u kapën duke vjedhur ullinj. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Vlorë, për shtetasit Y.L, V.L dhe R.RR, vjeç 44, 35 e 28 banues në fshatin Mesaplik, pasi dyshohet se më datë 07.10.2017, në Mesaplik, kanë goditur me grusht, shtetasin L.G, vjeç 36, banues në Mesaplik. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen D.SH, vjeç 79, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Vlorë
Më datë 09.10.2017 rreth orës 02:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Dh.N., (Punonjës Policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë), se automjeti i tij tip Benz, i parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit  ishte përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon  punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.X, vjeç 44, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 06.10.2017 në fshatin Aliko, ka fyer me fjalë, shtetasin L.H vjeç 48, banues në Sarandë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Nenet 119 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan  materialet  në  Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.B vjeç 35,   banues në fshatin  Gjashtë,  pasi dyshohet se në  lagjen nr. 1, i ka vjedhur celularin shtetases K.B, vjeç 47, banuese në Poloni, turiste. Punohet për kapjen e E.B. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin  H.L, vjeç 56, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se tek “Gryka e Këlcyrës”, ka tentuar t’i ndryshoi drejtimin një burimi në shtratin e lumit Vjosë, duke ndërtuar një objekt pa leje. Nenet 199 e 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.10.2017, një shtetase telefon në polici, se në fshatin Zall Xhuxhë ka një shtetas të vrarë dhe një të plagosur. Nga verifikimet e bëra rezultoi njoftim i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 272 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.ZH vjeç 20, banues në fshatin Gegaj, pasi dyshohet se, në qytet u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin B.C, vjeç 69 banuese në Shkodër, pasi dyshohet se vajza, A.B vjeç 33, banuese në Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin I.H, vjeç 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Shirokë”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e I.H. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.Ç dhe A.Ç, vjeç 80 e 42 banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se në këtë fshat, kanë kanosur njeri tjetrin me fjalë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.A vjeç 65 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në një nga dhomat e një ambienti ku  është bashkëpronar, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një automatik model 56 me krehër me fishekë. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 07.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim N.P, vjeç 22 banues në fshatin Shkozë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë. Nenet 134/2  e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin E.M, vjeç 22, banues në fshatin Fierzë, pasi dyshohet se më 06.10.2017, në këtë fshat, ka kanosur, duke qëlluar në ajër në drejtim të banesës të shtetases F.P vjeç 44. Nga kontrolli në banesën e E.M nuk është gjetur gjë e kundraligjshme. Nenet 84 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 08.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.G, vjeç 55, banues në  Shkodër, pasi në aksin rrugor Koplik-Shkodër, në vendin e quajtur “Palvar”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 08.10.2017,  gjatë natës, në lagjen nr. 1, parkuar para banesës, shtetasit turk, H.O, vjeç 39, përgjegjës në një firmë private në mjetin tip “Benz” me mjet prerës i kanë dëmtuar gomat e mjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.10.2017, gjatë natës, në fshatin Shtiqën, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasit A.C vjeç 26 banues në Kukës, i kanë vjedhur kamionçinën tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Finalizohet me sukses operacioni policor "Tetova".
Goditet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve.
Kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme duke vjedhur 6 krerë kafshë transporti, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në Tetovë-Maqedoni.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Më datë 08.10.2017, janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, tre shtetas maqedonas, N.F, 45 vjeç, F.F, 26 vjeç, H.F, 41 vjeç, të gjithë banues në Tetovë, Maqedoni,  të cilët kanë bërë kallzim për vjedhjen e 6 (gjashtë) kafshëve transporti  në pronësi të tyre, ku në vendin që janë vjedhur kafshët kallzuesit kanë gjetur dhe një dokument identifikimi.
Menjëherë pas kallzimit Specialistët  për  Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër organizuan punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar " Tetova" ku rezulton se
Me datë 05.10.2017,  shtetasi I.D dhe A.L, janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët iu’a lanë në ruajtje.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë identifikuar autorët e vjedhjes dhe është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
I.D 24  vjeç, banues në njësinë administrative Zall-Dardhë, Dibër.
Dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.L, 36  vjeç, banues në Kukës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Vjedhja" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit " parashikuar nga nenet 134/2, e 297 të Kodit Penal

Dibër
Vijon operacioni "Roja e Gjelbër".
Goditet një tjetër rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve".
Sekuestrohen 3 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën drusore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë ditës së djeshme  kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit  Xh.M,  45 vjeç,  banues në njësinë Administrative Luzni, Dibër.
Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi  filloi pasi në vendin e quajtur "Lishan i Epërm",  është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  duke transportuar 3 metër kub  lëndë drusore të llojit "Lis" me kamionçinën tip "Mercedez Benz".
Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër ,për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”  parashikuar nga  neni  205,  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 08.10.2017,  në Klos, shtetasi E.B, vjeç 37 banues në fshatin Rremull, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe ka marrë dëmtime në kokë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për ngjarje aksidentale.

Më datë 08.10.2017, gjatë natës, në fshatin Suç, në stallat e bagëtive shtetasve G.B dhe SH.B, vjeç 40 e 54, ju kanë vjedhur dy viça. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 08.10.2017 në PKK Rinas, u kap shtetësia E.F, vjeç 18, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Port-Durrës.
Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare Durrës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.
Goditen dy raste të paligjshmërisë, konkretisht një rast për falsifikim të dokumentave dhe një rast vjedhje.
Arrestohet një shtetas turk për falsifikim dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja.
Arrestohen katër shtetas për vjedhje dhe kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.S.H 31 vjeç, banues në Tiranë;
2.F.G 24 vjeç, banues në Shijak;
3.S.K 33 vjeç,  banues në Durrës;
4.A.ZH 20 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tyre u krye pasi:
Specialistët  e Sektorit për  Hetimin e  Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portuale, pas një raportimi të ardhur në  Portalin e Komisariatit Dixhital, i  cili bënte fjalë për kondrabandë nafte  në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, rreth mesnatës së datës  08.10.2017 kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të shtetasve  të mësipërm.
Të arrestuarit,  në Kalatën Lindore, në Ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit.
Janë  sekuestruar në  cilësinë e provave materiale:
•dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë;
• gjashtë bidona bosh;
• një bateri;
• një pompë me tuba dhe tela të montuar , e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vjedhja" dhe” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë  ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e  kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 134, 172, 25  të Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas turk dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, konkretisht:
• M.A 39 vjeç, banues në Turqi;
•N.A. 34 vjeçe, banuese në Turqi.
Shtetasit e mësipërm, së bashku me dy fëmjët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave " dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Policia Kufitare Vlorë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ''Trafik droge''. Më datë 08.10.2017, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK të portit Vlorë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim: B.M 52 vjeç, banues në Ballsh. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma,Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ''Trafik droge'', parashikuar nga nenet 73, 80 të ligjit 309/90. Shtetasi B.M i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 08.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit F.C, K.S dhe A.A, vjeç 19, 17 e 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 15.09.2017, në afërsi të P K K Bllatë, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...