Tiranë. Dhunon fizikisht bashkëshorten dhe nën kërcënimin e thikës i merr një sasi lekësh.

Tiranë. Dhunon fizikisht bashkëshorten dhe nën kërcënimin e thikës i merr një sasi lekësh.tirane

Në pranga 39 vjeçari.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin:

- V.U, 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje).

Ky shtetas në rrugën "Dritan Hoxha", për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Dhunë në familje" , "Vjedhje " dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...