Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 10 tetor 2017

Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve
 

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 10 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 3 persona për Narkotikët dhe 3 persona për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

4 persona në kërkim.

7 persona për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Përndjekja”

1 person për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”

Janë sekuestruar:

Lëndë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 1 dozë Kokainë.
1 thikë metalike, 1 krehër, 1 karikator, 4 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 66 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme:
1-Tiranë, Kryenin vjedhje tek kodrat e Liqenit Artificial. Në pranga 4 shtetas.  
Finalizohet operacioni “Mesnata”
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:
• E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë
• K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.
• E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë
• A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t'i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
- 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "IPhone 7", shtetasit L. R.
- 08.10.2017,  kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung S5", shtetasit K. Gj.
- 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave "Samsung S7 EG" dhe  "IPhone 5S", shtetasve T. H. dhe R. C.
- 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung Galaxy S6", shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
- Një "IPhone 7", në pronësi të shtetasit L. R.
- Një "Samsung S 5", në pronësi të shtetasit K. Gj.
- Një "Samsung S 7 EG", në pronësi të shtetasit T. H.
- 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- Një krehër pistolete pa fishekë.
- Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 283 të Kodit Penal.

2-POGRADEC, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Akciza” 

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Arrestohen dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Korçë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi favorizuan një shtetas tjetër, të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial, duke i përpiluar një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.

 
 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...