Dibër, Në vijim të operacionit policor të koduar "Tetova"

Dibër, Në vijim të operacionit policor të koduar "Tetova", d.v.p diber

ku u godit një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve, dhe  si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjerër, pasi dyshohet se kanë vjedhur 6 kafshë transporti në Tetovë-Maqedoni,  ju informojmë se :

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim  me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Kukës, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

A.L, 36 vjeç, banues në Kukës.


Me datë 05.10.2017,  shtetasi I.D.  dhe A.L, janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët i'ua lanë në ruajtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...