Kukës. Dokumentohet vjedhja e ndodhur më datë 28.08.2017

Kukës. Dokumentohet vjedhja e ndodhur më datë 28.08.2017, në qytetin e Kukësit. 10KUKES

Ndalohet 19-vjeçari si autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit B.XH.

Gjithashtu, ky shtetas është autori i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”.

Më datë 09.10.2017, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit:

- M.N, 19 vjeç, banues në Kukës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 28.08.2017, në qytetin e Kukësit, në banesën e shtetasit B.Xh, 36 vjeç, ku ka vjedhur një telefon celular të markës Iphone, një unazë floriri dhe një laptop i markës HP.

Në cilësinë e provës materiale ju gjet dhe sekuestrua telefoni celular i markës Iphone, i vjedhur në banesë.

Gjithashtu, ky shtetas është autori i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi më datë 28.08.2017, në Lagjen Nr.2 të qytetit të Kukësit, ka dëmtuar disa hekura që rrethojnë pallatet e kësaj lagje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “ Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 134 dhe 150 të K.Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...