Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Tetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.SH, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.10.2017, në Laprakë, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik, është larguar duke hedhur në tokë 3.4 gr. lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, që u bllokua me cilësinë e provës materiale. Nenet 283/1 dhe 242 të Kodit Penal

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.ZH, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe 1 motor tip “Skuter”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasen E.B, vjeç 52, banuese në Tiranë, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 22, banues në Tiranë,pasi në rrugën “Azem Galica”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasin L.N 73 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.U vjeç 34 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin E.P vjeç 33, banues në Berat, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.R vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hamdi Pepo”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasen S.B, vjeç 8, e cila ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.H, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar në gjendje të dehur motokarron tip “Shifeng”, ka aksidentuar këmbësoren R.M vjeç 24, banuese në Tiranë, se cila pasi mori ndihmën në spital u largua për në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur M.M, vjeç 16, pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, duke drejtuar pa leje drejtimi  motorin tip “Yingxiang”, ka aksidentuar këmbësoren L.P, vjeç 39 banuese në Kamzë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.


Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K vjeç 53, banues në Tiranë, pasi tek Stacioni i Trenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e mitur B.S, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Bërxullë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Ynxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 16.06.2017, që bënë fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  të gjuetisë dhe sportive”, më datë 09.10.2017, u ndalua shtetasi E.GJ vjeç 34 banues në Shijak. Nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.10.2017, në fshatin Arapaj, një mjet, ka aksidentuar shtetasin A.T, vjeç 45, banues në Arapaj, i cili udhëtonte me biçikletë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.H vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në unazën  Plepa–Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Reno”, me drejtues shtetasin F.S, vjeç 56, banues në Itali, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët shtetasit S.S, P.XH, N.P dhe e mitura F.S, vjeç 31, 29, 33 dhe 2, banues në Tiranë, Rrogozhinë e Itali. Shtetasja N.P, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse të tjerët pasi kanë marrë mjekimet janë larguar për në banesat e tyre pa probleme. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 53 banues në Tiranë, pasi tek Stacioni i Trenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur B.S, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Bërxullë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Ynxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 21 e 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, A.V, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, dhe I.S, motorin tip “Lifan”, pa leje drejtimi, janë përplasur, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
A.K, 41 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi,  në Lagjen “Kala”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e
Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin  në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje
drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe pa dëshmi” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve, në rrugën “Myslym Shyri”, ka përfituar 34 m2. truall, e cila është në pronësi të shtetasit V.B vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Pogradec
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Akciza”.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Arrestohen dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Korçë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi favorizuan një shtetas tjetër, të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial, duke i përpiluar një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
V.T, 62 vjeç, banues në Pogradec, (nenet 172 e 186)
F.I 55 vjeç, banues në Pogradec,
D.Ç, 63 vjeç, banues në fshatin Qershizë, të dy me detyrë inspektorë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, (nenet 284 e 25).
Më datë 09.10.2017, shtetasi V.T, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar me mjetin e tij tip furgon një sasi prej 4600 kg rrush, të vendosur në 230 arka.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm, ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.
Në vijim të këtij rasti, dy inspektorët e AKU-së, shtetasit F.I dhe D.Ç, duke qenë të planizuar me shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip furgon dhe sasia e produktit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 172, 186, 248 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.H, vjeç 19 banues në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Kutalli, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Niponia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.DH, vjeç 26, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 08.10.2017, në lagjen “8 Shkurti”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.Ç, vjeç 27, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 08.10.2017, në lagjen “8 Shkurti”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa. Nenet 283/1 dhe 286 të Kodit Penal

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 33, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, pasi dyshohet se për t’u pajisur me pasaportë biometrike, ka aplikuar me të dhënat personale të falsifikuara. Neni 190/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N, vjeç 54, banues në Fier, pasi në fshatin Verbas, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin bujqësor tip “Frezë”, me drejtues shtetasin A.M, vjeç 33 në Verbas, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i frezës dhe pasagjerja shtetasja L.M, vjeç 33, banuese në Verbas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.Z, vjeç 55, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Lef Sallata”, në lokalin e marrë me qera, tregtonte produkte ushqimore, pa licencë e pa kasë fiskale dhe ka punësuar persona të pa deklaruar në organin tatimor. Nenet 180 dhe 170/a të Kodit Penal

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë  09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit K.Xh dhe F.T., pasi dyshohen se më datë 06.10.2017, shtetasi L.T., banues në Vlorë, kallëzon se këta punonjës nuk i kanë regjistruar pronën në emër të tij, por të një personi tjetër. Neni 248 dhe 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.T, vjeç 57 banues në Lezhë, me detyrë faturist pranë O SH E E-së, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën i ka marrë lekët për pagesën e energjisë por nuk i ka arkëtuar, shtetasit N.K, vjeç 53, banues në Ishull Lezhë. Neni 135 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin S.P, vjeç 34, banues në Sanxhak, Kurbin, pasi dyshohet se në Sanxhak, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit S.P, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.10.2017, u arrestua  në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 40, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, pasi në rrugën “Lëvizja e Postrribës”, Shkodër,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit  kompjuterik
Më datë 09.10.2017, shtetasi L.H, vjeç 26 banues në fshatin Bicaj, kallëzon se më datë 08.10.2017, në telefon është hakeruar nga një shtetas. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 192/b i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi DH.K, vjeç 47, banues në fshatin Pecë, Finiq, pasi në Pecë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 1 thikë metalike, të cilën e mbante me vete, pa leje. Ka shkruar me sprajt në dyert e jashtme të banesave të fshatit Pecë, simbole naziste kryqe dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet  283/1,  279, 265 dhe 242 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIK
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen H.B, vjeç 67 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti A.B, vjeç 68, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.C, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës S.C, vjeç 72, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Tiranë
Kryenin vjedhje tek kodrat e Liqenit Artificial.
Në pranga 4 shtetas.
Finalizohet operacioni “Mesnata”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:
E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë
K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.
E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë
A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t'i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "IPhone 7", shtetasit L. R.
08.10.2017,  kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung S5", shtetasit K. Gj.
10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave "Samsung S7 EG" dhe  "IPhone 5S", shtetasve T. H. dhe R. C.
14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung Galaxy S6", shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
Një "IPhone 7", në pronësi të shtetasit L. R.
Një "Samsung S 5", në pronësi të shtetasit K. Gj.
Një "Samsung S 7 EG", në pronësi të shtetasit T. H.
15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Një krehër pistolete pa fishekë.
Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 193-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.M, B.GJ dhe R.K, vjeç 31, 28 dhe 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Ura e Peshkatarit”, B.GJ dhe R.K, kanë thyer xhamat e lokalit dhe të automjetit tip “Audi”, në pronësi të A.M. Më pas A.M ka goditur me sende të forta B.GJ dhe R.K. Nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe  punohet për kapjen e  shtetasit E.C, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Eduart Mano”, në banesën e tij, punonjësit e OSHE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 29 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike përndjek duke i shkaktuar ankth psikologjik, shtetasen E.E, vjeç 18, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.C, 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Abdyl Frashri”, i ka vjedhur telefonin e markës “I-Phone 6”, shtetases E.XH, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Q, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, ka goditur me grusht e sende të forta, shtetasin A.K, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.G vjeç 41, banues në Tiranë bazuar në nenin 239 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Gjergj Legisi”, para banesës, shtetasit B.M, vjeç 36, i kanë vjedhur motorin tip “Dayang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.SH, vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se, nuk kontribuon financiarisht dhe nuk kujdeset për fëmijën e mitur vjeç 2. Neni 124 i Kodit Penal.

Tiranë
Dhunon fizikisht bashkëshorten dhe nën kërcënimin e thikës i merr një sasi lekësh.
Në pranga 39 vjeçari.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin:
V.U 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje).
Ky shtetas në rrugën "Dritan Hoxha", për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një thikë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Dhunë në familje" , "Vjedhje " dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, në rrugën e “Dibrës”, tek një qendër,  një person, ka tentuar të vjedhë me thyerje një nga zyrat e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.10.2017, në fshatin Shëngjin i Vogël, në banesën e shtetases M.H vjeç 50 ka tentuar të vjedhë një dele. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.H dhe S.P, vjeç 52 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Halit Bega”, P.H ka goditur me grusht S.P, ndërsa ky i fundit, ka përplasur bashkëshorten e P.H në një mur, shtetasen M.H, vjeç 43, banuese në Tiranë. Nenet 89 dhe 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 53 banues në fshatin Dritas, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.L. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.P, vjeç 34, banues në Kodër të Kuqe, Babrru, pasi dyshohet se, në Babrru, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.H, A.H dhe E.H, vjeç 53, 30, 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, kanë goditur me grusht, shtetaset L.U dhe V.K, vjeç 61 dhe 44 banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në rrugën “Ali Kelmendi”, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.R vjeç 56 banues në Tiranë, ku ka marrë nje shume lekesh. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, në Q S U T, ka vdekur shtetasja H.Ç, vjeç 56, banuese në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, është vjedhur me thyerje objekti i nje firme private në pronësi të shtetasit V.K, vjeç 49 banuese në  Kavajë, ku kanë marrë një kasafortë me nje shume lekesh dhe eurosh si dhe dokumentacionin e firmës. Nga veprimet e kryera, kasaforta u gjet në fshatin Pezë Helmës, së bashku me dokumentet, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.10.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi M.GJ, vjeç 24, banues në Durrës, pasi në Durrës,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në lagjen  5, parkuar pranë banesës, është vjedhur mjeti tip  “Ford”, në pronësi të shtetasit F.H, vjeç 61, banues në Durrës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.K, vjeç 35 banues në Gosë Kavajë, pasi dyshohet se në fshatin Rrushkull, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.S, vjeç 60, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 2, ka kanosur me fjalë shtetasin G.E vjeç 38, banues në Durrës. Neni 84 i  Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.M, vjeç 49 banues në  Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 16, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u  ndalua shtetasi në kërkim M.B, vjeç  34 banues në Bjellorusi,  pasi Gjykata e Apelit  Tiranë,  ka  dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”  më shumë se një herë ” Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Krujë, për shtetasin SH.L, vjeç 46 banues në fshatin Tapizë, pasi dyshohet se në Tapizë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit A.C dhe S.C, vjeç 29 e 59 banues në Nikël, pasi dyshohet se në Nikël, janë konfliktuar për 3 dynym tokë. Neni 277 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.K, vjeç 37, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në Xhafzotaj, u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një televizor, një monitor kompjuteri dhe një njësi regjistruese kompjuteri. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.GJ, vjeç 23, banues në Shijak, pasi dyshohet se nga veprimet e kryera rezulton se ka ndihmuar personin në kërkim shtetasin K.GJ, me ushqime dhe strehim me qëllim për ti shpëtuar arrestimit. Neni 302 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës datë 06.10.2017, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 09.10.2017, u kap shtetasi në kërkim A.T, vjeç 36, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 39 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 08.10.2017, në lagjen “Beqir Dardha”, për motive pronësie, ka dëmtuar me gurë xhamin e dritares së shtetasit M.U, vjeç 67, banues në Elbasan. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.B, vjeç 61, banues në fshatin Mengël, pasi dyshohet se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ka goditur me grusht, shtetasin K.K, vjeç 17. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.I, vjeç 42, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se djali  F.E, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në lagjen “Shënkoll”, pranë banesës, shtetasit O.T, vjeç 24, i kanë vjedhur motorin tip “Dayang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Në vijim të komunikatës datë 25.09.2017, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.M, vjeç 31, banues në fshatin Dardhë. Nenet  89 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.10.2017,  në lagjen 12, në ambientet e nje kompanie private, i është vjedhur çanta e dorës punonjëses së kompanisë shtetases  M.K, vjeç 22 ku brenda saj kishte nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 09.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.L, vjeç 37, pasi dyshohet se vjehrri XH.L, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më date 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.B, vjeç 35, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Buçimas, ka kanosur e goditur me sende të forta shtetasin A.F vjeç 40, banues në Buçimas. Neni 89 i Kodit Penal.

Pogradec
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili u kap duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, si edhe drejtonte pa leje drejtimi, mjetin me të cilin bënte transportimin e saj.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
F.D, 41 vjeç, banues në fshatin Jollë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 09.10.2017, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Pogradec, konkretisht në vendin e quajtur “Talle”,  ky shtetas u kap duke prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore (të llojit ah) të cilën e kishte ngarkuar në mjetin tip furgon.
Nga verifikimet e kryera rezulton se këtë  mjet, shtetasi i mësipërm e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.G, vjeç 62, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen ‘’Jani Vruho’’, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, në fshatin Galinë, në  banesë, është gjetur i vetëvarur, shtetasi A.XH, vjeç 25, banues në Galinë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vuante prej pesë vitesh dhe kurohej për sëmundjen e skizofrenisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.P, vjeç 49, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në lagjen ‘’11 Janari’’, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Q.H vjeç 49, banues në fshatin Çerven, Frakull e Madhe,  pasi dyshohet se në Çerven, ka filluar ndërtimin e një banese pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen E.Y, vjeç 28, banuese në Fier pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, bashkëshorti B.Y, vjeç 35, banues në Fier, ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.10.2017, në fshatin Karbunarë e Madhe, shtetasi S.S, vjeç 28, banues në këtë fshat, duke vjelë ullinj, aksidentalisht është rrëzuar nga lartësia, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 10.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin D.D vjeç 49, pasi dyshohet se bashkëshortja A.D, vjeç 45, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin H.H, vjeç 65  banues në fshatin Krmenar, pasi dyshohet se Kremenar, i ka pushtuar 6500 m2  sipërfaqe toke,  shtetasit K.L, vjeç 60, banues në Kremenar. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.10.2017, në lagjen “Lef Sallata”, është vjedhur biçikleta, pronë e shtetasit B.C, vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, është tentuar të vidhet minimarketi i shtetasit F.K vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Vlorë
Më datë 09.10.2017 rreth orës 02:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Dh.N., (Punonjës Policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë), se automjeti i tij tip Benz, i parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit  ishte përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon  punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.T, vjeç 56 banues në Lukovë, Himarë, pasi dyshohet se në Lukovë, u kap duke kryer punime betoni në soletë të një objekti, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, në lagjen ”Osman Haxhiu”, shtetases G.D, vjeç 30, banuese  në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin me nje shume lekesh. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë vepra penale.
Arrestohet në flagrancë një shtetas për prodhim dhe shitje të narkotikëve si edhe për
prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.
Efektivët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në
flagrancë shtetasin:
A.SH 34 vjeç, banues në Vlorë.
Këtij shtetasi i është konstatuar prej shërbimeve të Policisë, në mjetin e tij tip
“Mercedes Benz”  7 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si edhe një
krehër armë zjarri tip pistoletë me 4 fishekë në brendësi, të cilën e posedonte pa leje.
Materialet u referuan Prokurorisë ndaj tij për veprime të mëtejshme proceduriale.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Z.O, vjeç 54 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Uji i Ftohtë”, me vetëgjyqësi, ka mbledhur një sasi ullinjsh, në tokën në pronësi të shtetasit S.A, vjeç 73, banues Vlorë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.B vjeç 26, banues në Shalës, Konispol, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në Konispol, ka goditur me grusht shtetasin A.I, vjeç 48, banues në Shalës.  Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.D, vjeç 61, banues në fshatin Vanistër, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.K, vjeç 41, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, shtetases L.P, vjeç 59 banuese në Tiranë, i ka ndërruar bravën e derës së korridorit që kalohet për dyqanin e saj. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.N vjeç 44, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në territorin e nje spitali ka pushtuar 25 m2 tokë, ku ka vendosur një kënd lojërash për fëmijë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.10.2017, u ekzekutua vendimi penal në IEVP, Shënkoll, Lezhë, për shtetasin N.SH, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.10.2107, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.N, vjeç 38, banues në fshatin Adriatik, pasi dyshohet se më datë 06.10.2017, gjatë natës, në Laç, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.P, vjeç 35. Punohet për kapjen e P.N.Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P, vjeç 59, banues në Kamzë,Tiranë, pasi dyshohet se në Mirditë, i ka dëmtuar varrin e nënës shtetasit Z.LL, vjeç 77, banues në Durrës. Neni 118 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.10.2017, në lagjen “Skenderbeg”, është konstatuar vjedhja me thyerje e banesës së shtetasit N.Z, vjeç 54, ku i kanë marrë një televizor plazma 40 polesh, 2 biçikleta dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases D.D, vjeç 45, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka shitur dy bileta me 50 euro, të pavlefshme, për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Itali, shtetasit A.A, vjeç 27, banues në Kosove. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 09.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.T, vjeç 30, pasi dyshohet se bashkëshorti A.T vjeç 39 ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të informacionit datë 04.10.2017,  mbi helmimin e 30 nxënësve në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Nikoll Lleshi”, në fshatin Gjegjan, më datë 09.10.2017, në këtë shkollë, kanë rishfaqur shenja helmimi disa nxënës te tjerë banues në Gjegjan, të cilat ndodhen spital Shkodër, në gjendje të mirë shëndetësore. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materiale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.08.2017,  shtetasi B.Ç vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 16.09.2017, para bashkisë, tek lojërat e fëmijëve, një person pasi ka bërë një xhiro tek makinat elektrike me fëmijën, pretendon se i ka humbur telefoni, për këtë i ka marrë me forcë celularin tip “Iphone 6” shtetasi B.Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 277 i Kodit Penal.

Kukës
Dokumentohet vjedhja e ndodhur më datë 28.08.2017, në qytetin e Kukësit.
Ndalohet 19-vjeçari si autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit B.XH.
Gjithashtu, ky shtetas është autori i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”.
Më datë 09.10.2017, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit:
M.N 19 vjeç, banues në Kukës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 28.08.2017, në qytetin e Kukësit, në banesën e shtetasit B.Xh, 36 vjeç, ku ka vjedhur një telefon celular të markës Iphone, një unazë floriri dhe një laptop i markës HP.
Në cilësinë e provës materiale ju gjet dhe sekuestrua telefoni celular i markës Iphone, i vjedhur në banesë.

Gjithashtu, ky shtetas është autori i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi më datë 28.08.2017, në Lagjen Nr.2 të qytetit të Kukësit, ka dëmtuar disa hekura që rrethojnë pallatet e kësaj lagje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “ Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 134 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në lagjen “Gjokë Doçi”, është vjedhur me thyerje kopshti i fëmijëve nr. 1, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Dibër
Në vijim të operacionit policor të koduar "Tetova", ku u godit një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm në zonën e Tetovës në drejtim të vjedhjeve të banesave dhe kafshëve, dhe  si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjerër, pasi dyshohet se kanë vjedhur 6 kafshë transporti në Tetovë-Maqedoni,  ju informojmë se :
Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim  me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Kukës, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :
A.L 36 vjeç, banues në Kukës.
Me datë 05.10.2017,  shtetasit I.D  dhe A.L janë futur ilegalisht nga kufiri shqiptar në atë maqedonas duke vjedhur gjashtë kafshë transporti (4 kuaj dhe 2 mushka), ku nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e pesë prej këtyre kafshëve ku janë identifikuar nga pronarët e tyre të cilët iu’a lanë në ruajtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin I.N vjeç 30, banues në fshatin Krajkë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.D vjeç 43, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në P K K Port, Durrës, ka udhëtuar për në Itali me djalin e mitur E.D, vjeç 15, të cilin e braktisur në Itali. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  K.K, vjeç 20 banues në Tiranë,  pasi dyshohet se më datë 09.09.2017, në SPKM, Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Policia e Shtetit
Mbrëmjen e djeshme, pas një ndjekje të gjatë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u  sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi.  
Ndjekja ka zgjatur disa orë.
Ndjekja ka nisur në  ujrat territoriale shqiptare, dhe  falë bashkëpunimit në kohë reale me Policine italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX.
Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet, 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.
Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtesi kane dale ne breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar.
Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Vijojnë operacionet e kërkimit të lëndës narkotike  të hedhur në det nga  trafikantët.
Në këtë operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzas.

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve  te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...