Bulqizë Informacion paraprak.

Bulqizë Informacion paraprak.Drejtoria e Policise Diber

Rreth orës 17.00, jemi njoftuar nga  spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marrë ndihmë mjekësore dy shtetas, të cilët punonin për hapjen e kanaleve ujëmbledhës për centralin në zonën e Martaneshit .

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, rreth 50 vjeç, banues në Elbasan dhe shtetasin K.R, rreth 45 vjeç, banues në Shupenzë, punonjës në një firmë centrali në Krastë, Bulqizë.

Sipas deklarimeve paraprake shtetasit e mësipërm se sëbashku me tre punonjës të tjerë, janë  dhunuar me sende të forta  nga disa persona ende  të pa identifikuar.

Dy shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndersa tre shtetasit e tjerë nuk kanë marrë asnjë dëmtim.

Shërbimet e policisë  Bulqizë sëbashku me grupin hetimor ndodhen në vendin ku ka ndodhur ky konflikt dhe  po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...